Komuna e Ulqinit fton qytetarët të presin Vitin e Ri 2015 në Ranë

December 27, 2014   | Lajmet / Vijesti

Koncertë Viti-i-Ri-Ulqin 2015Ju njoftojmë se me rastin e festës së ndërrimit të viteve, Komuna e Ulqinit organizon koncert festiv, në Ranë. Koncerti do të fillojë prej orës 18:00, ku para publikut ulqinak dhe të tjerëve do të performojnë këngëtarë nga Kosova, Serbia, Ulqini dhe rrethina si dhe mysafirë të tjerë. Komuna e Ulqinit fton të gjithë qytetarët e saj, që Vitin e Ri 2015 ta presim të gjithë së bashku në Ranë.

Në program është paraparë edhe ceremonia solemne e ndërrimit të viteve, me lëshimin e fishekzjarreve të llojllojshme që do t’i japin ngjyrë dhe do të shtojnë atmosferën në këtë ditë feste.

Programi festiv do të vazhdojë deri në orët e para të 1 Janarit 2015

Në  pritjen solemne e Vitit të ri 2015,  mysafirët do ti argëtojnë yjet regjionale: Genta Ismajli, Leonora Jakupi dhe Slagjana Delibashiq, Adrian Lulgjuraj dhe Armend Milla.