Gjeka u uron shërim të shpejtë të lënduarve në aksidentin në Mal të Zi

December 28, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Ilir-Beqaj-Fatmir-GjekaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare dhe ata spitalore dhe interesohet për gjëndjen e të lënduarve në aksidentin e djeshëm të komunikacionit ku për pasojë gjeti vdekjen nje shtetase e Shqiperisë e ku rendë apo lehtë janë lënduar 31vetë, të cilët ndodheshin në autobusin me targa të Shqiperisë që po kthehej nga vizita që kishin bërë në Dubrovnik.

Sipas njoftimit për shtyp nga selia e kabinetit te kryetarit Gjeka, ai shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve, si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gatishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë.
Kryetari i Ulqinit edhe në takimin që pati me Ministrin shqiptar të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe me autoritetet e tjera ,theksoi se kjo ngjarje ka tronditur pa masë të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilët ngushëllojnë familjen e vajzës që humbi jetën tragjikisht , dhe institucionet shqiptare dhe i sigurojnë ata, që në këto momente të vështira , ne të gjithë jemi pranë tyre. Ndërkaq të lënduarve i uron shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në familjet e tyre.