Kuvendi i MZ miraton buxhetin për vitin 2015, 200 mije euro për kala, 100 mije për Kohën Javore

December 28, 2014   | Shtypi / Mediji

Genci-Nimanbegu-GjeloshajPas seancës maratonë të Kuvendit të Malit të Zi, mbrëmë u miratua buxheti për vitin 2015, raporton Portali Lajm.me

Amandamenti i deputetit të Forces se Re Demokratike Genci Nimanbegut, për ndarjen e 200 mije eurove për rikonstruktimin dhe kalldremimin e kalasë, është pranuar.Nënshkrues të amandamentit ishin edhe deputetet Nik Gjeloshaj dhe Andrija Popoviq,

Amandamenti tjetër për rritjen e buxhetit vjetor të Këshillit të Pakicave për 150 mije euro, nuk u pranua.

Moment i ri në Kuvendin e Malit te Zi ishte edhe Përfundimi i Kuvendit te Malit te Zi për financimin e gazetës  “Koha  Javore” të cilin e ka arsyetuar  deputeti Nimanbegu si kryetar i grupit punues, ku për  vitin 2015 per Kohen Javore nga buxheti shtetërorë do të ndahen 100.000 euro nga mjetet e parapara për kuvend. Deputetet për këtë pikë nuk votuan pasiqë  është vendosur në buxhet si Perfundim konsenzual i Kuvendit.