Pritja e fundvitit në Ulqin, nuk mungon përkrahja e përfaqësuesve të biznesit

December 28, 2014   | Lajmet / Vijesti

pritja vitit te ri ulqinKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe z.Zana Sarvan  kanë mbajtur edhe një takim me përfaqësuesit e biznesit, lidhur  me organizimin e Koncertit të madh festiv të Vitit të Ri, që do të mbahet në Ranë më 31 Ddhjetor dhe do të fillojë në ora 18.

Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike  janë bartësit kryesor të këtij aktiviteti, por përvoja ka dëshmuar që në raste të tilla nuk mungon dhe përkrahja e përfaqësuesve të biznesit.

Kryetari Gjeka theksoi se jemi të vetëdijshëm për situatën e veshtirë  ekonomike, por nuk kemi dashur që të bëjmë  përjashtim nga qytetet e tjerë të Malit të Zi.

Sigurisht që  Komuna dhe  Organizata turistike si gjithnjë do të mbajnë barrën më të rëndë, por kërkojmë edhe mbështetjen  tuaj.

Ishte konstatim i përgjithshëm që aktiviteti është mirë që  zhvillohet dhe se biznesi do të mbështesë brenda mundësive atë.

Ditë më parë Kryetari Gjeka zhvilloi një takim edhe me pronarët e restoranteve dhe kafiterive në Ranë, të cilët po ashtu u shprehën të gatshëm për të mbështetur Koncertin e madh festiv.

Ndërkohë Organizata  turistike e Ulqinit ka filluar marketingun e  programit festiv në disa qendra  të rëndësishme nga ku dhe  vijnë mysafiret më se shumti në Ulqin.

Duke i uruar festat e fundvitit  Organizata turistike i ben ftesë atyre, qe te vizitojnë Ulqinin. Sipas parashikimeve gjate diteve të festave pritet nje numër i shtuar i mysafireve.
Koncertë Viti-i-Ri-Ulqin 2015

Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike organizojnë Koncertin e madh të Vitit të Ri me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe emrat më të njohur të estradës.

-Valltarët e Shkollës ,,Porta DI Danza,,
-Armend Milla dhe grupi percjellës
-Ardian Lulgjuraj
-Sllagjana Delibashiq
-Leonora jakupi
-Genta Ismajli

Koncerti do të mbahet në Ranë më 31 dhjetor dhe fillon në ora 18.