Rruga Tivar-Ulqin tek Fusha e Merkotit një rrugë të ngushtë malore ku sjell tragjedi – Video

December 28, 2014   | Ngjarjet - Events

25 Albanians injured in bus accident in MontenegroNjë autobus me turistë shqiptarë që ktheheshin nga Dubrovniku doli jashtë rruge, mbremjen e të premtes, në një zonë mes Tivarit dhe Ulqinit.  

Viktima e vetme ne kete aksident  te rende i cili rrezikoi te merrte shume jetë njerëzish është 30-vjeçarja nga Tropoja, Orina Kuça, nderkohe qe dhe tre persona nga te 30 te plagosurit kanë dëmtime serioze.

“Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut për jetën”, tha Mimoza Veroshi, sekretare e ambasadës shqiptare në Mal të Zi.

Disa nga deshmitaret qe kane marre plage te lehta rrefejne makthin që kanë përjetuar. Sipas tyre rruga jashte parametrave, reshjet e shiut dhe lëvizja që bëri autobusi për t’i shpetuar perplasjes me nje tjeter automjet qe vinte perballe, shkaktuan renien ne gremine.

“Rruga nuk kishte dritë. Një mjet i doli përpara autobusit tonë. Shoferi për të mënjanuar përplasjen manovroi lehtë djathtas, ndërkohë ne nuk po ecnim me shpejtësi të madhe. Vajza vdiq në vend, sepse pesha e karrigeve e kishte zënë ndërmjet”, thotë Aleks Manoli, pasagjer.

Nderkohe Drejtori i Spitalit te Tivarit dhe njekohesisht shefi i kirurgjisë i ketij spitali Tomanovic Dragosllav tregon per angazhimet e personelit te spitaluit per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve.

“Në spital janë sjellë 30 të plagosurit, tre prej tyre janë më dëmtime të rënda. Dy ndërhyrje i janë bërë njërës për prej të plagosurve. Zonja është dërguar me urgjencë në Podgoricë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive. Sa u përket pjesës tjetër të të plagosurve kanë fraktura dhe trauma të ndryshme që nuk përbëjnë rrezik për jetën. të lënduarit e tjerë kanë fraktura dhe trauma dhe nuk ka rrezik për jetën. Ne jemi një spital i vogël për ngjarje të tilla dhe për këtë kemi angazhuar gjithë stafin”, thotë drejtori i spitalit.

Ne spitalin e Tivarit pak pas mesnate ka mberritur dhe  Ministri i Shendetsisë, Ilir Beqja i cili ka pare nga afer gjendjen e te plagosurve ,Beqja ka falenderuar mjeket per punen e bere

“Për fat të keq ka ndodhur një aksident i rëndë edhe me pasojë tragjike. Vihet re një përgjigje shumë e mirë dhe shumë e shpejtë e autoriteve kompetente të Malit të Zi”, tha Beqja.

Gjithashtu ne spitalin e Tivarit kane mberritur dhe drejtuesit lokalë te Komunes se Ulqinit dhe Kryetari i Bashkisë se Tivarit, Dr. Zoran  Serzentiç.

“Eshte nje ngjarje e rende  per te cilen  ne jemi angazhuar te gjithe duke bashkëpunuar dhe me palen shqiptare.Po ofrojme gjitha mundesitë qe kemi, madje  dhe ato persona qe  nuk jane demtuar  dhe nuk kane nevoje te qendrojne  ne spital do i akomodojme ne hotele po te  jete nevoja”, thotë Serzentiç.

Nderkohe policia malazeze ka nisur hetimet per ngjarjen ku eshte shoqeruar ne polici drejtuesi i autobusit shtetasi Shkëlqim Çali.Burime nga policia e Tivarit pohuan per Top Channel se aksidenti eshte provokuar edhe nga moti i papershtashem me reshje shiu  dhe  bore.

Vendi ku ndodhi aksidenti eshte nje rruge e ngushte malore e amortizuar me shume kthesa pa ndriçim dhe pa bankina mbrojtese. Pothuajse te gjitha automjetet qe udhëtojne nga Shqiperia per ne Budva apo Kroaci perdorin kete aks dhe shmangin kalimin nga qendra e Ulqinit per te shkurtuar distancen e rruges me rreth 25 kilometra. / Top Channel

YouTube Preview Image

Aksidenti i turistëve shqiptarë, policia mbikëqyr vendngjarjen

Ishin nisur për turizëm e duhej të ktheheshin të relaksuar prej andej, por autobusi me targë “AA 582 JX” nuk mbërriti në destinacion. Në urën e Merkotit, përgjatë aksit Tivar-Ulqin, automjeti doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit, Shkëlqim Çali tentoi ta mbante situatën nën kontroll për pothuajse 10 metra, por nuk ishte e mundur. Autobusi bashkë me 57 pasagjerët që ndodheshin në të përfundoi jashtë rruge.

Për pasojë, shtetasja Orena Kuca, e cila ishte ulur në sediljen e fundit humbi menjëherë jetën, ndërsa 31 pasagjerë të tjerë u plagosën.

Deri në orët e mesditës, në vendngjarje kanë qëndruar vetëm dy oficerë policie të cilët jo vetëm kanë ruajtur perimetrin përqark automjetit, por edhe kanë drejtuar mjetet e tjera që kanë kaluar andej.

Rreth orës 13 në vendin e aksidentit mbërriti një tjetër ekspert, i cili nisi verifkimet për të përcaktuar edhe njëherë se cilat ishin shkaqet e daljes së autobusit nga rruga.

Ndërkohë, në orën 14, aty është sjellë shoferi i autobusit, Shkëlqim Çali, i cili ka dhënë versionin e tij. Por policia vendase nuk ka lejuar mediat të filmojnë këtë moment, ashtu sikurse edhe çastin kur oficerët kanë hapur autobusin dhe kanë larguar prej andej sendet personale që do t’u dorëzohen të afërmve të pasagjerëve.

Megjithëse pasagjerët kanë dëshmuar se drejtuesi ka shmangur rrugën për të devijuar një makinë tjetër përballë, banorët e zonës dhe policia kanë deklaruar se në këtë pikë ndodhin shpesh aksidente.

Kjo, pasi rruga është tepër e ngushtë dhe mjaft drejtues të mjeteve të rënda që duhet të kalonin në aksin nacional Tivar-Ulqin zgjedhin për t’i rënë shkurt këtë linjë, e cila është e papërshtatshme.

Në Malin e Zi është mbajtur vetëm një femër e plagosur rëndë për t’u trajtuar më tej. Të plagosurit e tjerë janë përcjellë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. / Top Channel

YouTube Preview Image