Salaj: Emigrimi nga zona e Krajës – Video

December 29, 2014   | Ngjarjet - Events

Kraja-OstrosNë Mal të Zi, gati në të gjitha rajonet ku jetojnë shqiptarët, emigrimi ka sjellë një rënie të numrit të tyre. Kjo dukuri është më e ndjeshme në zonën e Krajës, në komunën e Tivarit, disa prej vendbanimeve janë zbrazur tërësisht.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.

VAO

Shqiptarët braktisin trojet e tyre në Mal të Zi

E ndodhur nën administrimin e Tivarit, zona e Krajës nuk ka shënuar asnjë lloj zhvillimi ekonomik për shkak të mungesës së investimeve

Shqiptarët kanë braktisur thuajse shumicën e trojeve të tyre në Mal të Zi, duke emigruar në vende të ndryshme të perëndimit.

Kjo dukuri është më e ndjeshme në zonën e Krajës, në komunën e Tivarit, disa prej vendbanimeve janë zbrazur tërësisht.

Zona e Krajës që shtrihet përgjatë Liqenit të Shkodrës është ndër zonat më të bukura ku jetojnë shqiptarët.

Pavarësisht kësaj, kjo zonë përballet sot me një emigrim masiv të popullsisë vendase për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

E ndodhur nën administrimin e Tivarit, zona e Krajës nuk ka shënuar asnjë lloj zhvillimi ekonomik për shkak të mungesës së investimeve.

Në këto kushte, për banorët e zonës zgjidhja e mirë për t’i shpëtuar varfërisë, mbetet emigrimi.

Megjithëse ndodhet mes tre qyteteve shqiptare, Tivar, Vilpazar dhe Shkodër, kjo zonë është lënë pas dore duke mos pasur as një rrugë të mirë.

Politikani shqiptar në këshillin komunal të Tivarit, Ismail Doda, shprehet për “Zërin e Amerikës” se kjo zonë është lënë plotësisht pas dore. Luftërat e viteve të fundit dhe mospërkrahja e pushtetit lokal dhe qeveria malazeze ka bërë që zona të shkojë drejt braktisjes.

Ulja e numrit të banorëve të zonës shprehet edhe te shkolla kryesore e zonës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila nga viti në vit mbyll mjaft klasa.

Qeveria malazeze historikisht ka lënë pas dore trojet e banuara nga shqiptarët vendas, duke mos investuar në infrastrukturë, kryesisht në shkolla dhe krijimin e mundësive të punësimit.

/Shekulli Online/E.G./