Nika: Nimanbegu dhe Cakuli rrëzuan vendimin e foshnjores – Gjeka paralajmëron kundër përgjigje

December 30, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Cakuli-Cungu-NimanbeguShkruan Muhamet Nika

Debatet në kuvendin e Ulqinit të ditës së djeshme nga ana e opozitës zbuluan po duket përsëri të çara të pariparueshme për momentin brenda koalicionit Forca e Re Demokratike – Partia demokratike. Sidomos kur është në pyetje funksionimi i “ makinerisë votuese” të koalicionit Forcë- Parti Demokratike edhe pse “ makineria” në mbledhjen paraprake ,kur opozita e kish lëshuar seancën, funksionoi mrekullueshëm dhe për një kohë rekord i ra që për dy orë jo të plota të kalojë rreth 30 pika të rendit të ditës.

Edhe pse në dukje kuvendi ishte tepër efikas, ata që e prishën idilin gjatë votimit, ishin këshilltarët e Forcës së Re, Nimanbegu e Cakuli, që ia rrëzuan vendimin Gjekës për foshnjore të cilën ia kish propozuar kuvendit për miratim. Duke e ditur që ditën e përmendur të votimit, pozita kish vetëm 17 gishta , kurse dy këshilltarët e përmendur  votuan të përmbajtur, vendimi për foshnjore nuk kaloi duke rrezikuar që kjo pikë të vijë si mundësi përsëri në kuvend , vetëm pas 6 muajve .

Edhe pse rebelimi i dy këshilltarëve   gjatë procesit të votimit , nga disa të opozitës u shpjegua si mos dije dhe injorancë e tyre , mendojmë se kjo nuk qëndron. Fjala është për këshilltarë bukur mirë të informuar që kur votojnë dinë pse votojnë dhe si votojnë. Për momentin nuk mund të flitet saktë për motivet e votimit kundër të këshilltarëve edhe pse dihej që për ndërtim të saj ishin siguruar mjetet nga donacionet e huaja.

Me gjithë atë duke mos dashur të bimë në nivelin”e gojëve të liga dhe thash e themeve”( që mund të jenë edhe të vërteta), rreth motiveve të sabotimit të vendimit, mësohet se kryetari Gjeka do të kundër përgjigjet, duke e kaluar vendimin e foshnjores edhe me procedurë të jashtëzakonshme duke votuar atë, pse jo me opozitë – DPS-në duke e mbi votuar partnerin?!!! Kjo atij , iu bë e mundur kur DPS, paralajmëroi mundësinë e daljes nga ky batak ligjor procedural, me thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të kuvendit që mundëson kalimin e vendimit cekur .

Dy gjëra dihen dhe priten të jenë të sigurta se do ndodhin rreth këtyre dy partive.

Gjëja e parë që ndodhi dhe e cila është e sigurt që të arsyeton para masës , për arsyet e marrjes së vendimeve të mundshme ekstreme   të cilat te çojnë më vonë në konfrontime dhe përleshje të pa evitueshme është “ gjetja dhe shpallja e interesit të përgjithshëm” për të cilin ia vlen të konfrontohet si parti..

Në situatën tonë rasti u gjet ?! Dy këshilltarët e Forcës nuk mendojnë se republikës – ministrisë së arsimit duhet t’i jepen nga kryetari Gjeka 2554 metra katrorë falas për të ndërtuar foshnjoren në Ulqin. Ndërsa vetë Gjeka dihet që për gjëra të tilla nuk preferon të lëshojë pe dhe se do të përpiqet të disiplinojë dy këshilltarët duke votuar kuptohet “interesin e përgjithshëm”- foshnjoren qoftë edhe me opozitë?!!!

E vërteta tjetër e radhës, është se Forca nuk e ka sensin e bashkimit të aleatëve të saj të vegjël dhe respektimin e tyre çka e dëshmon prishja me Sinishtën ,përkundrejt Gjekës i cili nuk i injoron ato dhe intervenon në evitim të mosmarrëveshjeve në mes tyre. Si për shembull rasti i konfrontimit Bardhi -Nika, rreth ndarjes së mandatit të deputetit . Me insistimin e Gjekës , kriza po duket u kalua dhe me 20 janar Bardhit pritet të kthehet edhe një herë në Parlament.

Kështu që , siç u cek- Forca , nuk mendon dhe beson në thënien e Leonardo Davinçit se enigma e suksesit është te pranimi i asaj që thotë se çdo gjë është e lidhur me çdo gjë…?!!! Nisur nga përvoja e ngjarjeve, ky subjekt për punë që ndodhin jashtë oborrit të saj nuk kujton se i takojnë edhe asaj t’i zgjidhë. Kështu u pa se edhe një herë e një kohë e humbi ashtu kot pushtetin në Ulqin, kur lindi mosmarrëveshja në mes të PPD-së dhe Lidhjes Demokratike, si partnere të kualicionit për funksionin e drejtorit të komunales, i cili sipas marrëveshje, i kish takuar   Prosperitetit, por që lidhja nuk e lëshonte as pas 8 muajve….?!!! Është më se e qartë se ajo nuk dinte ta luante e as që di ta luaj rolin e liderit që është: Fitoj unë , fiton edhe ti. Duke menduar të kundërtën, që ti duhet të humbësh e unë duhet të fitoj…?!!!!