Tërmet në Ulqin dhe Shqipëri

December 30, 2014   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Tërmeti në UlqinMbrem në ora 21:34 në komunë të Ulqinit është ndjerë tërmeti i fuqisë së mesme.

Sipas të dhënave të Entit sizmologjik të Malit të Zi epiqendra e tërmetit ishte në Shqipërinë veriore dhe kishte fuqinë 4,8 të shkallës Merkali, gjegjësisht 3,3 të shkallës Rihter.

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ndodhi pak minuta më parë duke u ndjerë në rreth gjysmën e Shqipërisë. Burime zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë i thanë agjencisë noa.al se tërmeti u lokalizua në orën 21:35 të mbrëmjes së sotme në detin Adriatik. Lëkundja sizmike ishte e fuqisë 4.7 ballë dhe u regjistrua në koordinatat 41.66 në veri dhe 19.26 në lindje me thellësi dhjetë kilometra në detin Adriatik. Tërmeti kishte një rreze largësie 60 kilometra nga Tirana dhe 35 kilometra nga Lezha. Ky tërmet u ndje sidomos në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Shëngjin dhe zonat e tjera përreth tyre.

Nuk ka raportime për dëme materiale.