Ulqini gati për pritjen e Vitit të ri 2015

December 31, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Festival ne Ranë-Ulqin-1Foto Ismet Karamanaga

Çdo gjë është gati për pritjen e Vitit të ri në Ranë. Është vendosur skena e madhe dhe kanë mbërritur pjesëmarrësit e programit të cilët për mot të ftohtë dhe me erë duhet të ngrohin ato të cilët vitin 2015 do ta presin në Plazhin e vogël të Ulqinit, raoprton Portali Ul.info.

genta-ismajli-Ulqin-2015

Programi fillon në ora 18 me këto pjesëmarrës: Genta Ismaili, Leonora Jakupi, Slagjana Delibashiq, Ardian Lulgjuraj, Armend Milla dhe nxënësit e shkollës së vallëzimit “Porta di Danca”.

Portali Ul-info i uron Vitin e ri vizitorëve dhe të gjithë qytetarëve me shpresë që në këtë vit të gjithëve do të na plotësohen dëshirat.

pritja vitit te ri ulqin