Urim për vitin e ri 2015 – Mdehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ

December 31, 2014   | Lajmet / Vijesti

LDMZ -URIME KURBAN BAJRAMIURIM PËR VITIN E RI 2015

 

 

Qytetare dhe qytetarë,

Të nderuara anëtare e anëtarë dhe përkrahës të LD në MZ,

 

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi , me rastin e VITIT TË RI 2015, më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij, si edhe bashkëatdhetarëve në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.

 

Le t’u sjellë KY VIT I RI shëndet, begati, mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.

 

Gjithmonë, çdo ditë e çdo natë e pritshi me gëzime.

 

Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.

 

Gëzuar dhe U R I M E!

 

Mdehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ