Me 15 dhe 16 janari diplomatik i Thaçit në Mal të Zi

January 2, 2015   | Shtypi / Mediji

Hashim-ThaciZëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket nuk e ka në plan të pushoj në këtë fillimvit, para se të ndërmerr vizitat e para bilaterale.

Sipas mediave malaziase, zëvendëskryeministri tashmë e ka të konfirmuar vizitën zyrtare në Mal të Zi me 15 dhe 16 janar.

Sipas gazetës Vijesti, Thaçi do ta ketë nderin që në Podgoricë ta presin i gjithë lidershipi shtetëror, prej homologut të tij Igor Luksiç, i cili është njëherësh edhe zëvendëskryeministër edhe ministër i jashtëm, e deri tek kryeministri Milo Gjukanoviç dhe Presidenti Vujanoviç.

Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Krivokapiç.

Agjenda, e cila në shikim të parë duket presidenciale për nga natyra e takimeve do të përfundoj me vizitën e Ulqinit, ku Thaçi do të takohet me tërë lidershipin shqiptarë atje. Kjo është njëherësh edhe vizita e parë ndonjëherë e Thaçit në Ulqin.

Pranë zyrës së ministrit të Jashtëm konfirmojnë se para vizitës në Mal të Zi, Thaçi tash në janar do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm Bushatin, Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, por edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Vizitat në Tiranë dhe Podgoricë vijnë pas vizitave që Thaçi ka bërë në Bruksel dhe Strasburg, ku arriti të takohet me të gjithë krerët e institucioneve evropiane, nga Këshilli i Evropës deri tek Komisionerja për Punë të jashtme Mogherini, dhe Sekretari i NATO-s, Stoltenberg.

/Telegrafi/