Emin Dervishi shpallet sportist i vitit 2014 në Ulqin

January 3, 2015   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Emin Dervishi shpallet sportist i vitit 2014Në organizim të Sekretariatit për Administratë dhe veprimtari shoqërore, në sallën e hotel Mediteranit me date 30.12.2014 vit u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët dhe klubet sportive të komunës së Ulqinit. Çmimet u ndanë për sportistin më të mirë të vitit, klubin më të mirë në sportet individuale, klubin më të mirë në sportet kolektive si dhe sportistin më me perspektivë në komunën e Ulqinit për vitin 2014.

Nga vlerësimi i anëtarëve të komisionit, sportist i vitit është shpallur  Emin Dervishi, nga klubi i kikboksit ALBULENA.Ndersa trajneri me i mire ZEQIR TAFA.