Hashim Thaçi do pritet në villen e Titos në Podgoricë

January 3, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Thaci-GjukanovicMediat malazeze tashmë po shkruajnë për vizitën zyrtare të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Hashim Thaçi kësaj republike.

Ditë më herët Vijesti ka zbuluar se vizita në Mal të Zi do të jetë e karakterit zyrtar dhe se për këtë rast Thaçin do ta presin lidershipi më i lartë i Malit të Zi, përfshi Presidentin Vujanoviq, kryeministrin Gjukanoviq dhe Kryetarin e Kuvendit Krivokapiq, ndërsa Thaçi do të viziton edhe Ulqinin duke u takuar me të gjithë krerët shqiptarë si dhe deputetë të Kuvendit nga komuniteti shqiptar.

Por e veçanta e kësaj vizite me gjasë do të jetë niveli i pritjes për Thaçin, transmeton Indeksonline.

Shteti i Malit të Zi kanë vendosur që Thaçin ta presin në Vila Gorica, që është një objekt residencial luksoz i ndërtuar në kohën e komunizmit, që njihet si njëra ndër rezidencat federative ku kanë pritur liderët e ndryshëm botërorë, raporton Lajmi.net.

Vila Gorica sot përdoret si rezidencë e Republikës së Malit të Zi, ku rëndom priten krerët e shteteve dhe evenimentet shtetërore.

Me pritjen e nivelit të lartë, Qeveria e Malit të Zi me gjasë dëshiron t’i len përshtypje Thaçit për të cilin fitet se mund të jetë edhe President i ardhshëm i Kosovës, pas kalimit të mandatit të Presidentes Jahjaga më 2016.

Burimet në Mal të Zi konfirmojnë edhe se ky vend dëshiron të bashkëpunojë më ngushtë më Kosovën në situatën kur në Serbi është një lider me një shumicë të madhe votash dhe potencialisht rrezikues edhe për Malin e Zi.

Pritet që Mali i Zi t’i japë përkrahje të plotë integrimit të Kosovës në BE dhe NATO, në anën tjetër pritet të diskutohen edhe njohja e minoritetit malazez ne Kosovë.

Vizita në Mal të Zi pritet të zhvillohet disa ditë pas vizitës në Shqipëri, ku Thaçi poashtu do të pritet zyrtarisht nga i tërë kreu politik i Shqipërisë.

Portali Indeksonline