Komuna e Ulqinit, shpalli sportistët më të mirë për vitin 2014 – Video

January 6, 2015   | Reportazh / Reportaža

Komuna e Ulqinit, shpalli sportistët më të mirëKomuna e Ulqinit javën e kaluar ka shpallur sportistët më të mirë në vitin 2014.

Për punëtorin më të mirë sportiv është shpallur Ruzhdi Rama, trajneri më i mirë Zeqir Tafiq, sportisti më perspektiv Ermir Kurti, sportistja më perspektive Eliza Markiq, sportisti më i mirë Emir Dervishi, ndërsa sportistja më e mirë Angjella Vukçeviq, raoprton Portali Ul.info.

Skuadra më e mirë është Klubi i basketbollit Ulqin, skuadra më e mirë e femrave është Klubi i basketbollit për femra Jadran, ndërsa klubi më i mirë Karate klubi Ulqin.

Kupën speciale e fitoi tenisti Rrezart Cungu, ndërsa letër falënderimin për përkrahjen e dhënë sportit është Klubi i hendbollit për meshkuj Ulqin.

Janë shpërblyer edhe fituesit e tre vendeve të para në maratonën Ulqin-Shkodër Dragolub Koprivica, Ilir Kellzeni dhe Zhelko Milloviq, si dhe pjesëmarrësi më i ri dhe fituesi i vendit të parë deri në moshën 18 vjeç Esadin Avdalli.

YouTube Preview Image