Shkrihet krimi ekonomik i Kosovës edhe në Ulqin – Video

January 6, 2015   | Shtypi / Mediji

sekustrimi i paraveLufta kundër krimit ekonomik i lë milionerët e paligjshëm pa asgjë

Fusha e krimeve ekonomike është fushë e vështirë dhe shumë e komplikuar, ngase veprat penale kryhen nga njerëz intelektual të cilët i dinë veprimet e tyre dhe i fshehin ato,prandaj edhe luftimi i këtyre krimeve është më i vështirë në krahasim me krimet tjera.

Kështu vlerëson në një intervistë për KosovaPress, Koordinatori për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, i cili thotë se shumë zyrtarë të lartë që janë bërë milionerë në mënyrë të pa ligjshme, do të mbesin pa asgjë.

“Kohëve të fundit është folur mjaft për sekuestrime e konfiskime dhe është një përshtypje se kjo çështje shihet me hezitim si nga opinioni ashtu edhe nga mediat. Mirëpo mund të ju sigurojmë se edhe pse duket mbase e pa besueshme një gjë e tillë, shumë shpejt qytetarët, mediat, do të jenë dëshmitar të asaj se personat që janë bërë milioner të kundër ligjshme së shpejti do të mbesin pa asnjë nga ato pasuri që i kanë fituar në mënyrë të kundër ligjshme. Ky është një përkushtim seriozdhe i vendosur i organeve të ndjekjes dhe kjo me kalimin e kohës do ta shihni se do të ndodhë në realitet….e kemi fjalën konkretisht për zyrtarë të lartë ”, thotë ai.

Fazliu thotë se fusha e krimeve ekonomike është një fushë e vështirë dhe shumë e komplikuar, mirëpo, organet kompetente po bëjnë mjaft për të luftuar krimin ekonomik.

“Mund të themi se në fushën e krimeve ekonomike përgjithësisht bëhet fjalë për një fushë të vështirë, një fushë të komplikuar për vepra penale të cilat kryhet nga njerëz intelektual, nga njerëz të cilët i dinë veprimet e tyre dhe tentojnë që ti fshehin ato, andaj luftimi i këtyre krimeve është më i vështirë dhe më specifik në krahasim me krimet e tjera”, ka thënë ai.

Se Kosova ka mungesë të prokurorëve të aftësuar në mënyrë të posaçme sa i përket luftimit të krimit ekonomik e pranon edhe Koordinatori për Luftimin e Krimit Ekonomik, e këtë ai e thotë duke u bazuar edhe në raportin e fundit të progresit.

“Kemi raportin e progresit ku thotë se Kosova ka mungesë të prokurorëve të aftësuar për luftë të posaçme sa i përket luftimit të krimit ekonomik, si për shembull procedura tenderuese, ne këtë e kemi paralajmëruar edhe më herët se sa raporti i progresit, e kemi vërejtur po ashtu një gjë të tillë se me të vërtetë në çështjen e procedurave tenderuese Kosova nuk ka arritur ndonjë rezultat të dukshëm”, thotë ai.

Megjithatë, Fazliu tregon se në këtë drejtim është duke u punuar shumë dhe se shpreson që viti 2015 të sjellë një kthesë sa i përket luftimit të mënyrave tenderuese.

“Propozimi konkret është që në këtë drejtim të kemi prokuror të specializuar të cilët do të ndaheshin si nga prokuroria speciale dhe nga prokuroritë themelore, me fokus të veçantë në prokurorinë themelorë të Prishtinës të cilët do ta kishin fokus të posaçëm hetimin e tenderëve dhe ideja është që në momentin kur prokurorët e tillë do ti angazhojnë ekskluzivisht në procedura tenderuese atëherë nga të njëjtët mund të presim rezultate konkrete”, tha ai

Sa i përket periudhës janar-shtator të vitit 2014 janë rreth 29 milion euro pasuri të sekuestruar, ka treguar Fazliu, duke shtuar më tej se janë ngrirë edhe rreth 1 milion euro para kesh, po ashtu edhe 11 shtëpi, 8 vila ku një nga këto gjendet në Malin e Zi, në Ulqin, më pas janë sekuestruar edhe 17 banesa, dy objekte ndërtimore, motele, një numër i caktuar i veturave, lokale afariste, mbi 40 hektarë tokë, makineri të ndryshme, fabrika e gjera të tjera.

“Totali i këtyre pasurive të sekuestruara kap shumë rreth 29 milion euro, pra duke pasur parasysh, sidomos krahasimin në mes vitit 2013 dhe 2014, viti 2014 shënon një shumëfishim të sekuestrimevenë krahasim me vitin 2013”, thotë ai.

Fazliu thotë se Kosova ka hyrë binarëve të rrugës së sekuestrimit dhe se tash po presin që shumica e këtyre sekuestrimeve të kalojnë në fazën e konfiskimit përfundimtar, e ku disa prej këtyre rasteve janë në procedura gjyqësore, disa prej tyre kanë arritur në gjykatën e apelit dhe janë në hapa përfundimtar në realizimin e konfiskimit të këtyre materialeve që janë bërë në mënyrë të jashtë ligjshme. Kjo bënë që këto pasuri të kthehen tek ata që janë marrë, apo edhe ti kthehen shtetit të Kosovës.

YouTube Preview Image

Pasuria e konfiskuar e zyrtarëve të lartë qeveritarë – 27 milionë euro për vetëm për 6 muaj

KTV

Gjatë debatit në emisionin “Puls” të KTV-së, ku mysafirë të Mefail Bajqinovcit ishin Shqipdon Fazliu, Koordinator Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, dhe Liridon Llapashtica, gazetar në “Zëri”, është bërë publike ekskluzivisht se në periudhën janar –qershor 2014 janë sekuestruar pasuri në vlerë prej 27 milionë euro.

Fazliu tregoi se në këto raste konfiskimesh kemi të bëjmë me pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

“Behet fjalë për 365 mijë euro para të ngrira, 7 shtëpi, palujtshmëri 38 hektarë tokë, 17 banesa, 2 objekte ndërtimore, një motel, 9 vetura, 6 lokale afariste, lojëra të fatit, makineri të ndryshme, fabrikë, klinikë, restoran, po ashtu është në proces një vilë në republikën e Malit të Zi, një vilë në Ulqin. Pra kemi të bëjmë me sekuestrim që do të thotë përkohësisht deri në vendimin e gjykatës”, ka thënë Fazliu.

Fazliu, me gjithë insistimin e gazetarit Bajqinovci që të dihet se kush janë këta janë zyrtarë të shtetit apo biznesmenë, tha se mundet të flas ende me emra.

“… por bëhet fjalë për hetime ku në 6 raste janë ngritur aktakuza. E di që po bëni presion t’i dini emrat, mirëpo bëhet fjalë për politikanë, për zyrtarë të qeverisë dhe qeverive të mëhershme, bëhet fjalë për biznesmenë të fuqishëm dhe zyrtarë komunalë. Pra bëhet fjalë për figura të larta politike. Këto janë hetime prej vitit 2009 e deri në vitin 2013”, ka theksuar ai.

Sipas Fazliut, ekspertët ndërkombëtarë nga analizat e tyre kanë treguar se shpëlarja e parasë po bëhet nga ndërtimet.

“Për mua s’ka rëndësi statusi i askujt. Ai person që ka përfituar në mënyrë të paligjshme, do të ndiqet, pra duhet të bashkëpunojnë me neve qytetarët”, ka shtuar më tej Fazliu.

Gazetari Llapashtica thotë se i është krijuar përshtypja që këta njerëz janë aq të fortë sa që nuk e qajnë kokën se çka nënshkruajnë.

Ai u ndërlidh në rastet e raporteve të auditimit. “Çka po ndodh, e kemi Ministrisë e Mirëqenies sociale. 3 muaj nuk kanë marrë pensione personat me aftësi të kufizuar. 3 muaj nuk i kanë marrë pagat”, ka treguar Llapashtica.

Shqipdon Fazliu, koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, tha se po ta çojmë këtë mënyrë të punës në SHBA, t’i çojmë edhe në Amerikë, do të kolapsin.

“Edhe sistemi amerikan do të kolapson për tri vite. Ne i kemi krejt raportet ndërkombëtare që tregojnë se kemi korrupsion dhe sundim të dobët të rendit dhe ligjit. Kosova ka edhe probleme në politikën ndëshkimore është shumë i butë, pra nuk është adekuat, pra duhet të forcohet”, ka thënë për fund Fazliu.

 KOHA.net