Kulla e sahatit 250 vitesh në Ulqin nuk e tregon më kohën e saktë

January 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

sahat-kullaNë Ulqin një nga objektet më të vjetra në qytet, Kulla e Sahatit tashmë nuk e tregon më orën. Akrepat nuk e tregojnë më kohën e saktë.

Sahat Kulla e Ulqinit është ndërtuar më 1754 dhe është një nga simbolet e Ulqinit. Është ndërtuar nga mesi i shekullit 18 me paratë e mbledhura nga dhurimet e bëra nga qytetarët e Ulqinit. Detyra kryesora e kullës ishte që të “thërras” njerëzit në punë dhe të ja kujtoj kohën. Vendndodhja është zgjedhur me kujdes, sa që mund të shihet nga çdo pjesë e qytetit, por duke mos llogaritur pjesën më të rë të qytetit. Ka bazë drejtkëndëshi, dhe është i ndërtuar nag gurë me forma të çrregullta dhe lëmuara butë. Është pranë Xhamisë së Namazgjahut dhe Xhamisë së Kryepazarit. Sot, për fat të keq është jofunksionale.

Sahat Kulla Ulqin

Ajo ka  formë spiraleje dhe është afro 30 metra e lartë, është në bazë katrore dhe është e ndërtuar prej gurit të gdhendur. Kulla e Sahatit rezulton të jetë pika turistike më e veçantë për tu vizituar nga turistë të huaj të ardhur nga të gjitha vendet e botës.
Ide të shumta dhënë për shfrytëzimin më të madh të këtij monumenti, në mënyrë që të bjerë në sy akoma më shumë vizitorëve të qytetit të Ulqinit ishte cicironi i njohur ulqinak Ismet Karamanaga.

Një sahat modern u ble në vitet e 80 – ta në Çekosllovaki nga pushteti i atëhershem. Sahat – Kulla u dëmtua gjatë tërmetit  por u rinovu përsëri ku nga maja e saj duket një panoramë fantastike e Ulqinit. Pozicioni i saj është zgjedhur me kujdes, sepse praktikisht ajo mund të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.
Mirëpo duhet cekur që Sahat-Kulla, ende nuk ka gjetur përkrahje dhe mbështetje te institucioneve tjera të qytetit të Ulqinit.
sahat kulla ulqin 1
Në një kohë kur teknoligjia po zhvillohet çdo ditë e më shumë, mbase nevoja për funksionin parësor i një Sahat – Kulle mund të mos jetë e domosdoshme, por vlera e këtij objekti të rrallë në Ulqin është e madhe dhe e shumëfishtë.
Prandaj, konsiderojmë se nuk është e drejtë dhe patriotike të humbim një histori, sepse qyteti i Ulqinit është i vogël dhe nuk e duron një gjë të tillë, dhe çdo lagje e këtij qyteti e ka historikun e vet, e posaçërisht “Kulla e Sahatit”. Me këtë rast, apelojmë te organet qeverisëse të Komunës së Ulqinit të gjendet një alternativë për funkcionimin e sajë.
sahat kulla ulqin