Beslidhja stërvitjen përgatitore në Ulqin

January 10, 2015   | Sporti / Sport

K.S. BESËLIDHJANën drejtimin e trajnerit Ritvan Kulli, Besëlidhja vijon stërvitjen në kuadër të fazës përgatitore. Presidenti Gjok Noka ka vendosur që në mesin e muajit e deri në fund skuadra të përgatitet për dy javë në Ulqin. Në lidhje me gjendjen e skuadrës, sulmuesi Julian Malo shprehet: “Edhe pse e mbyllëm pjesën e parë të sezonit në vend të tretë, nuk do të thotë se nuk jemi më të mirët. Besëlidhja është skuadra më e kompletuar dhe e organizuar. Ne për gjysmën e dytë të sezonit do të jemi skuadra që nuk do të njohim humbje. Ju garantoj se ne do të jemi skuadra e parë që do t’i bashkohemi Superiores. Gjithashtu, jam i vendosur që të fitoj ‘Këpucën e Artë’”.

Panorama Sport