Isat Jakupi u takua me kreun e AAK-së , Ramush Haradinaj

January 10, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ramush-Haradinaj-delegacioni i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i ZiGjatë ditës së enjte, Haradinaj është takuar me një delegacion të Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi e kryesuar nga Isat Jakupi.

Ramush-Haradinaj-kryetari i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi-Isat-Jakupi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me delegacionin nga Mali i Zi, bëri të ditur se nga bashkëpunimi që ka pasur me Kryetarin e Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim.

Ramush-Haradinaj-delegacioni i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi-1

“E vërtetë që si Kosovë kemi motive shumë që të bashkëpunojmë me Malin e Zi dhe që ky bashkëpunim të jetë i sinqertë si vende fqinje që kanë një bashkëpunim që kanë interesa të ndërsjella dhe që nga ky bashkëpunim të përfitojnë qytetarët. Pra është edhe qëllim i imi edhe i AAK-së që të ndihmojmë në këtë drejtim” , tha ai.

Ramush-Haradinaj-kryetari i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi-Isat-Jakupi-1

Ndërsa Jakupi u shpreh që bashkëpunimi i Kosovës dhe Malit të Zi është me interes të përbashkët dhe besoj se edhe ne do të jemi një urë lidhëse, që të ndihmojmë që ky bashkëpunim të ngritet edhe në nivele sa më të larta për arsye se ne si shqiptarë kemi interes që në rajon të jetë bashkëpunimi sa më i mirë.