Perplasen Koalicionet shqiptare per vendin e deputetit në Mal te Zi – Video

January 10, 2015   | Politika

Perplasen Koalicionet shqiptare ne Mal te ZiNga Ibrahim Berjashi

Skena politike shqiptare në Mal të Zi ,që në vitet 90- të e këndej ,ka kaluar në shumë faza dhe sfida që e kanë karakterizuar atë edhe kanë lënë gjurmë që shërbejnë për të ngritur cilësinë e demokracisë dhe të jetës parlamentare, raporton Portali Tv Teuta.

Vetëm në start, derisa funksiononte Forumi Demokratik I Shqiptarëve në Malin e Zi,kundërthëniet mes shqiptarëve nëpër subjekte politike, janë zgjidhur në një tryezë.

Por, këto ditë trupi votues shqiptar është I befasuar,madje I zhgënjyer me, ta quajmë “KOMUNIKIM demokratik të politikanëve” nga radhët e partive politike parlamentare shqiptare nëpër faqet e medias.

“Mollë sherri” janë bërë rrokadat e vendeve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi, siç thuhet,të definuara me marrëveshjet e koalicioneve të arritura para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Aktorët politikë që kanë zgjedhur debatin nëpërmjet mediave,rrjeteve sociale dhe portaleve,nuk shihet se janë duke e gjetur epilogun e tij,përkundrazi, sa vjen e shtohet retorika që nuk shkon në favor të shqiptarëve në Malin e Zi.

Në njerën anë,Mehmet Bardhi,kryetar I Lidhjes Demokratike në Malin e Zi,kërkon nga Nikë Gjeloshaj që t`i  lirojë ulësen e ligjvenësit në Parlamentin shtetëror,meqë sipas marrëveshjes së Koalicionit trepartiak kjo periudhë që ka mbetur deri në fund të mandatit, I takon atij.

“Të gjitha që kam pasur unë dhe subjekti që përfaqësoj, u kemi thënë antarëve të koalicionit në takimet e zhvilluara kohëve të fundit.
Dikush mendon të bëhet deputet përmes mediumeve, duke bërë cirk; të jesh deputet është përfaqësim i denjë politik i popullit, dhe jo hokej!”,- është përgjigjur publikisht deputeti i Alternativës shqiptare, Nikë Gjeloshaj.

Ai ka shtuar se Alternativa Shqiptare, nuk do të presë shumë gjatë dhe do të dalë me qëndrim të prerë politik për këtë çështje ditëve në vijim.

Karshi tyre, vazhdon polemika nëpërmjet mediave midis përfaqësuesit të Iniciativës qytetare ,Vasel Sinishtaj nga Tuzi dhe nënkryetarit dhe deputetit të Focës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

Edhe këtu kërkohet, siç thuhet,vendi i deputetit , i dakorduar me Marrëveshjen e koalicionit midis dy  subjekteve politike parlamentare shqiptare.

Është shumë e qartë se të të dy rastet,kuptohet grupacionet politike në mënyrë të vetësishme ,siç kanë vepruar kur kanë negocuar për bashkëveprim politik,edhe tash mund të vendosin mbi përforcimin,zgjerimin,mbase edhe anulimin eventual të ujdive politike në formë koalicionesh.

S `do mend se janë bërë,mbase të  tepërta përplasjet politike nëpërmjet  mediva të caktuara,në radhë të parë,edhe ai komunikim  nuk është në favor të politikaëve as të trupit të tyre votues shqiptar në Mal të Zi.

YouTube Preview Image