Berjashi: Vizita e Thaçit në Mal të Zi i shërben fqinjësisë së mirë

January 13, 2015   | Opinione

Hashim-ThaciNga Ibrahim Berjashi

Vizita e zv/kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në Mal të Zi, më 15 dhe 16 janar  e ka ndarë opinionin public  malazias, mendojnë mediat e Prishtinës, raporton Portali Tv Teuta.me.

Disa shoqata,por edhe disa parti opozitare,të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të ushqehen me mentalitetin e luftës dhe  të urrjejtes së fundshekullit të kaluar,vizitën e zv/kryeministrit të Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi  Malit të Zi  me ftesë të homologut të tij malzias, Igor Llukshiq, jo vetëm se nuk e pëlqejnë,por ftojnë qytetarët “në numër sa më të madh të protestojnë” ?!

Ndërkaq, ka shoqata që e mbështesin  dhe përshëndesin vizitën e shefit të diplomacies kosovare në Podgoricë. E tillë është  Shoqata e Malazezëve të Kosovës.

Në komunikatën për opinion kjo shoqatë e malazezëve të Kosovës thotë se “Mali i Zi pa dyshim gjithnjë ka qenë faktor i qetësisë në rajon dhe kjo vizitë është vazhdim i kësaj politike.

Në anën tjetër, nënshkrimi I marrëveshjes së Brukselit dhe pjesëmarrja në iniciativat rajonale të Kosovës çdo ditë e më shumë tregon shenja të pozitivë.

Besojmë se vizita e Thaçit do të sjellë qetësi dhe stabilitet në rajon që është edhe qëllimi ynë”, thuhet më tej në komunikatën e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.

Gjithnjë,sipas sipas malazezëve të Kosovës kjo vizitë do të përmirësojë kushtet e këtij komuniteti që jeton në Kosovë e po ashtu do të krijohen kushtet për kthimin e të gjithë të shpërngulurve në Kosovë.

Krahas shoqatave të të zhvendosërve,të cilat prezantohen si serbo-malazeze,shefi I klubit të deputetëve të Partisë Popullore Socialiste, Aleksandër Damjanoviq ka thënë se vizita e nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës dhe ministër I jashtëm I këtij vendi fqinj,Hashim Thaçi  nuk do të pritet mirë ,sipas tij, nga  shumica e qytetarëve të Malit të Zi.
Damjanoviq thekson se emri I Hashim Thaçit përmendet lidhur me krimet e luftës,edhe sipas tij, mund të ngriten aktakuza.

Kurse, mitropoliti I Kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, Amfillohije Radoviq  thotë  me ironi “ shpresoj se nënkryetari I  Qeverisë së Kosovës ,Hashim Thaçi  në Malin e Zi  vjen  për të kthyer  territoret  “ që I kanë takuar “ dhe çelësat e  shtëpive të të ndjekurve  nga Kosova.

Nikë Gjeloshaj nga Alternativa shqiptare e Malësisë krahun opozitar e quan jokorrekt,edhe sipas tij,”me këtë veprim faktorin shqiptar e largojnë nga bashkëpunimi”.

Gjeloshaj shton se serbët në Qeverinë e Kosovës kanë zv/kryeministër edhe disa ministra dhe se Hashim Thaçi ka takuar edhe ka biseduar me autoritetet më të larta serbe,Ivica Daçiq edhe Aleksandër Vuçiq.Këto qëndrime të opozitës nuk janë korrekte ndaj pakicave,- mendon Gjeloshaj.

Është interesante se as  partitë  opozitare, as  shoqatat  e të zhvendosura  nuk kanë kurajo që të përmendin  kalvarin e të dëbuarve shqiptarë nga  vatrat e tyre në Kosovë dhe strehimin  në Malin e Zi në fundvitet e shekullit të kaluar.

Tani është bërë e ditur se vizita në Mal të Zi do të jetë e karakterit zyrtar, meqë Thaçi do të ketë një varg takimesh me krerët e lartë shtetërorë, duke filluar nga kryetari Vujanoviq, kryeministrin Gjukanoviq, kryekuvendarin Krivokapiq si dhe do të ketë një vizitë në Ulqin ku do të takohet me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të ZI.

Shtypi i Prishtinës, shkruan se Mali i Zi bën me dije se udhëheqësit malazezë dëshirojnë bashkëpunim më të ngushtë me Kosovës, sidomos kur në Serbi është një lider si Vuçiq “që potencialisht rrezikon Malin e Zi.“