Ulet çmimi i naftës në Mal të Zi

January 13, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

nafta-0-99Çmimi i naftës në minimume historike, kjo informatë të hënën duhet të vërtetohet zyrtarisht nga Ministria e ekonomisë së Malit të Zi, ku mbas shtatë viteve të plota, çmimi i naftës në Mal të Zi do të jetë nën një euro dmth 99 cent.

Çmimi i një fuçie naftë në tregun botëror llogaritet në 44.50 dollarë. Nafta bruto amerikane WTI ra nën nivelin e 45 dollarëve për fuçi, për të parën herë që prej prillit të vitit 2009.

Dy faktorët kryesorë që qëndrojnë prapa kësaj rënie dramatike të çmimeve në bursë janë kërkesa e ulët globale për naftë dhe prodhimi i naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faktori i tretë, i cili i dha goditjen përfundimtare çmimeve ka qenë vendimi i vendeve të OPEC -ut për të mos ndryshuar strategjinë e tyre të prodhimit.

Kuotimet e “arit të zi” kanë rënë me 60 për qind, që prej mesit të muajit qershor 2014. Ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se çmimi pritet të stabilizohet vetëm në një periudhë dy ose trevjeçare.