Beci: Komuna nuk mund të hesht, që askush për asgjë të mos marrë përgjegjësi

January 14, 2015   | Intervista / Intervju

Safet-Beci-UlqinNënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci i dorëzoi Portalit UL-info deklaratën lidhur me “rastin Kino bahçja” të cilin e përcjellim integralisht, raporton Portali Ul.info.

Komuna e Ulqinit këto ditë ka humbur procesin gjyqësor rreth pronësië së hapësirës ku dikur ishte “Kino bahçja”. Duke mos dashur të komentojë vendimit gjyqësor, apo të drejtën legale të pasardhësve të familjes Zuber ndaj kësaj prone, si dhe as përdoruesin e tanishëm të kësaj hapësire, nuk është morale që njeriu të hesht faktin se kjo ndodhi, përveç të tjerash, sepse ai lokalitet tash nëntë vite nuk është përdor për ngjarje kulturore.

Lale Zuber

Veprimet e papërgjegjshme dhe të dëmshme, të drejtorëve të dikurshëm dhe të tanishëm të Qendrës për kulturë, si dhe sjellja e ngjashme e drejtuesve të Komunës, prapë kanë rezultuar me dëm të madh për Komunën dhe qytetarët e Ulqinit.

Në Komunë të Ulqinit është bërë krejtësisht normale që askush për asgjë të mos marrë përgjegjësi dhe që vendimet e dëmshme të individëve të mos sanksionohet në çfarë do lloj mënyre.

Ngathtësia e cila ishte deri tani e pranishme në mbrojtjen e interesit publik duhet të ndalojë! Në të kundërt, Komuna e Ulqinit rrezikon të mbes pa çdo gjë të vlefshme që posedon, e shumëçka tanimë është humbur në mënyrë të pakthyeshme.

Si nënkryetar i Komunës nuk mundem në heshtje, me sy mbyll dhe kokë ulur të vështrojë si zhvillohen ngjarjet. Për këtë arsye ftojë kolegët, por edhe qytetarët, që bashkërisht të bëjmë përpjekje që të mbrojmë interesin publik dhe pronën komunale nga individët e papërgjegjshëm apo drejtorët, si dhe të ndryshojmë praktikën e deritashme që për interes personal ose partiak të mos ndërmarrim veprime në interes të përgjithshëm.

Propozoj që urgjentisht të formohet komisioni i cili, në afat sa më të shkurtë, do të shqyrtojë faktet dhe veprat e organeve komunale dhe të Qendrës për kulturë në këtë rast dhe me këtë të njoftojë opinionin.

Po ashtu, propozojë që kjo çështje të aktualizohet edhe në Parlamentin lokal.