Dritan Abazoviq: Thaçi është përfaqësues legjitim i shtetit të Kosovës

January 14, 2015   | Politika

AbazoviqDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për politizimin dhe ngritjen e pluhurit rreth ardhjes së nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të punëve të jashtme të Kosovës Hashim Thaçi në Mal të Zi, raporton Portali Ul.info.

“Nuk ekziston asnjë nevojë për politizim shtesë të situatës rreth ardhjes së Thaçit. Absolutisht nuk shoh asnjë nevojë që rreth kësaj të çohet pluhur. Është e saktë që plagët nga e kaluara e afërt në regjion nuk u shëruan, por duhet të shohim kah e ardhmja dhe të tentojmë të sillemi siç sillen shtetet e BE-së”, tha Abazoviq për Portal Analitika.

Ai përkujtoi se bëhet fjalë për përfaqësuesin e një shteti të zgjedhur në mënyrë legjitime të cilin në një farë mënyre e ka përkrahur edhe Serbia zyrtare.