Prokuroria nis hetimin ndaj shoqatës Auto-moto (AMD) Ulqin

January 15, 2015   | Shtypi / Mediji

Auto-Moto-Savez-Crne-Gore-UlcinjProkuroria speciale po heton pronën e Auto-moto shoqatës (AMD) së dikurshme në Ulqin, me vlerë dy milion euro, shkruajnë “Dnevne novine”, raporton Portali Ul.info.

Siç theksohet, rreth kësaj prone, e cila ndodhet në hyrje të Ulqinit, po gjykohen dy trashëgues ligjor të kësaj ndërmarrje të dikurshme shtetërore: sh.p.k. AMD nga Ulqini dhe sh.p.k. Novi AMD nga Ulqinit.

Të dy këto shoqëri pohojnë se janë trashëgues ligjor të ish AMD-së dhe njëra tjetrën akuzojnë për prezantim të rrejshëm. Për këtë arsye reciprokisht kanë ngritur padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim dhe të ngjashme.