Dy kosovarë vijnë për provë te shkodranët në Ulqin

January 16, 2015   | Sporti / Sport

artanbushati_ VllazniaMesfushori Endrit Maloku dhe sulmuesi Ilir Blakcorin janë dy lojtarët kosovarë që i janë bashkuar dje ekipit të Vllaznisë në Ulqin, vend ky ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Nga sa mësohet, të dy futbollistët do të stërviten me pjesën tjetër të grupit, ndërsa do të jenë në “lupën” e italianit të pankinës shkodrane, Raineri. Do të jetë pikërisht ai që do të vendosë për të ardhmen e tyre. Mesfushori dhe sulmuesi do testohen sot në miqësoren që kuqeblutë do të zhvillojnë përballë skuadrës së të rinjve të Vllaznisë. Këta nuk do të jenë lojtarët e vetëm që do të testohen në këtë periudhë, ndërsa priten të tjerë që t’i bashkohen kësaj skuadre.

Testi me të rinjtë, fiton Vllaznia

Vllaznia ka zhvilluar një takim miqësor në Ulqin, përballë ekipit të 19-vjeçarëve të akademisë. Ekipi i parë është stërvitur gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite Ranieri, ashtu siç edhe kishte deklaruar, aktivizoi një skuadër me të rinj që i janë nënshtruar provës. Me sa duket, ky takim për drejtuesit e ekipit shkodran ka pasur më shumë vlera, për sa i përket evidentimit të emrave që mund të jenë për këtë pjesë të sezonit, por ndoshta edhe për më gjatë pjesë e Vllaznisë. Trajneri ka hedhur në fushë emra si: Sherri, Radulloviç, Gurishta, Borshi, Hakaj, Arrinaj, Lushaj, Maloku, Zela, Seratliç e Blakçori. Ndërsa nga stoli e nisi edhe mesfushori Noris Kozmai. Ndërsa për këtë takim, edhe tekniku Nikaj i ekipit kampion të 19- vjeçarëve të akademisë “Vllaznia”, përveç lojtarëve të larguar në ekipin e parë, ka pasur edhe disa mungesa. Kjo ka bërë që disa lojtarë t’i marrin edhe nga ekipi U-17. Megjithatë, ai ka hedhur në fushë nga minuta e parë lojtarët: Vjerdha, Rustemi, Nikaj, Fanga, Zogaj, Dyca, Hebaj, Rajçesiç, Hasani, Çokaj, Kabuni. Teksa ka aktivizuar edhe të gjithë lojtarët e tjerë që ka marrë me vete në këtë miqë- sore, si: Kola, Prençi, Kukaj, Balaj, Vecaj, Myftia, Pusi e Blinishta. Pjesa e parë ka qenë më e ekuilibruar. Sidoqoftë për kuqeblutë ka shënuar fillimisht malazezi Seratliç e më pas kosovari Blakçori. Për ekipin e 19-vjeçarëve ka shënuar Hasani pesë minuta para mbarimit të pjesës së parë. Në pjesën e mbetur, ekipi i Vllaznisë ka arritur të shënojë edhe një tjetër gol me anë të një tjetër lojtari të ardhur për provë si Zela. Megjithatë, tre golat u shënuan nga lojtarët në provë, drejtuesit nuk janë bindur, duke mos mbajtur asnjë.

Burimi: Panorama Sport