Hashim Thaçi me helikopter, nga Podgorica në Ulqin nga ora 16:30

January 16, 2015   | Politika

Gjukanovic-ThaciLëvizja e sotme e delegacionit kosovarë nga Podgorica për në Ulqin, siç mëson Telegrafi, do të bëhet me helikopter rreth orës 16.30 në Ulqin,. Kështu kanë vendosur autoritetet malazeze për të shmangur problemet eventuale, që do të mund të dilnin në rrugën tokësore.

Hashim Thaçi do zhvillojë takime me përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe kryetarin e komunës Fatmir Gjekën.

Qeveria e Malit të Zi, e ka marrë shumë seriozisht sigurimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit. Për të siguruar aktivitetet e tij janë angazhuar edhe 1.200 trupa policorë, të cilët për detyrë kanë ruajtjen e rendit dhe qetësisë.