Hashim Thaçit në Ulqin do ti shtrohet edhe një darkë – Video

January 16, 2015   | Reportazh / Reportaža

Hashim Thacit në Ulqin do ti shtrohet edhe një darkëFoto: Ilmih Kasneci

Para pak çastesh zv.kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministri i punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka arritur në Ulqin.

Ai është duke zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune Fatmir Gjeka.

Për nderë të vizitës së zv.kryeministrit Hashim Thaçi në Ulqin do të shtrohet edhe një darkë ku prezent do të jenë Genci Nimanbegu, Deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Komunal në Ulqin, Fuad Haxhibeti, deputeti në Parlamentin e Malit të Zi, Dritan Abazović, kryetari i UDSH, Mehmet Zenka dhe kryetari komunal i DPS, Loro Nrekiq.

Hashim-Thaci-Fatmir-Gjeka-Ulqin

Pas përfundimit të kësaj darke rreth orës 19:00 delegacioni i Kosovës do të kthehet për në Prishtinë përmes pikë kalimit kufitar Murriqan./Indeksonline/

YouTube Preview Image