Nika: Simulimi dhe fshehja e vërtetës në rastin “Kino Bashta” + Fakte

January 19, 2015   | Opinione

Disco-Fama-UlqinShkruan Muhamet Nika

PËRPJEKJET E ZBEHTA PËR MBROJTJEN E PASURISË SË KOMUNËS DHE FSHEHJES SË RRETHAMNAVE NË FAVOR TË PALËVE

Në se nuk flasim me gjuhën e përditshmërisë ulqinake e cila rreth problemeve shtetërore nis me konstatimin “ hiqu këtyre punëve… , çka të duhen…, rri e mos bëj zë , se ka kush i kryen…”, do kishim thënë se përflitet që prokuroria speciale këtyre ditëve, pritet të marrë në pyetje , po thuaj se të gjithë mbrojtësit e komunës që nga vitet 90 e këtej, dyshohet se kanë simuluar një mbrojtje të dobët për komunën me një përpjekje të zbehtë që shkonte në dëm të komunës dhe në favor të palëve . Kuptohet kjo bëhej duke fshehur rrethanat. Nuk dihet cilat janë arsyet dhe kush është ankuar, por me gjithë atë , nëse nuk është kështu , le të deklarohen?!!

Kështu që sot, duke pasur par syve gjithë këtë, vet nuk do të isha dakord me konstatimin e nënkryetar Becit në Ulqin i cili sugjeron se kinemaja verore u humb dhe toka do tu kthehet ish pronarëve, për arsye se gjykata na paska sjell një vendim për kthim , mbi bazën e fajit të do kontratave të dhëna të objektit me qira gjatë këtyre 9 vjetëve të fundit nga drejtorët më parë . Sipas tij për këtë do të duhej të ngrehej një komision rreth çështjes dhe në fund të njoftohet edhe parlamenti. Kur se ne mendojmë që kur flasim kështu, vihemi në krahun e atyre të cilët janë të interesuar për humbjen e saj , por për këtë na duhet gjetur “fajtorin” për të arsyetuar deklarimin( mbase edhe ryshfetin- për këtë fshehje të problemit, po pati puna ugur, ose thjeshtë për të shprehur huqin ndaj dikujt… ?!!!

Haxhi Heshtja me çibuk çili gropën gjet një mut?!!!

Po më kujtohet se me këto fjalë e nis Ali Abdi Hoxha , romanin e tij Një Vjeshtë me Stuhi, që është një lekturë  gjimnazi, ne të cilën autori përqesh një fshatar i cili gërmonte natën në kalanë e Petrelës , ku sipas legjendës na ishin fshehur qypat e arit. Nuk ke ç’ti bësh edhe banales nuk mund ti ikim duke qenë pjesë e jetës…?!!!

 

Për këtë , shkurt po themi se sipas ligjit të kontrollit të ndërmarrjve, punët nisin nga parlamenti , i cili atje drejton me këshillin drejtues. Pra jo nga komisioni i Becit, Dhe që nënkryetari Beci, duhet të dijë që parlamenti nuk është instrument i tij,por ai është instrument i parlamentit. Dihet se kush është “ krijuesi” dhe kush është “ krijesa “ në këtë situata…?!!!

Pasi edhe vet isha drejtor atje, për opinion , e jo për nënkryetarin po sjell do argumente që janë kryeneçe në kundërshtim të tezës së tij. Por para se të flasim mendoj që me këtë deklaratë Beci, vihet edhe në anën e atyre, të cilët , janë të provokuar së tepërmi nga disa shkrime të gazetarisë hulumtuese , të cilat tash 2 vite po i bëj në faqen lajme nga Ulqini- kundër krimit të organizuar, kuptohet pa një farë marrëveshje me drejtuesin e faqes edhe pse them të drejtën si fytyrë nuk e njoh, edhe pse kemi respekt të veçantë për guximin dhe objektivitetin e tij në këto rrethana. Kërkojmë ndjesë lexuesve që për disa kohë do të “ jemi të neutralizuar”, në trajtimin e temave të nxehta të momentit në qytet , duke u përpjekur të mbledhim “thesin me pupla”, që bëri Beci, të vetëdijshëm ,se nuk do të kemi sukses t’i mbledhim të gjitha?!!!

Pasi edhe vet qëllova të isha drejtues atje , kur ish ngritur ky proces gjyqësor, po them që gjyqi i shkallës së parë, pas një mashtrimi që bëri eksperti i gjykatës inxhinieri A. M.,se toka e marrë zyberajve , nuk ishte ndërtuar kurrë …, gjykata kish vendosur pro tyre, duke iu kthyer tokën…. .

Kuptohet se prona është e shenjtë dhe duhet të kthehet, por ligji thotë se kur toka e marrë nuk mund të kthehet , atëherë kthimi duhet të bëhet tokë për tokë, ose tu jepen të hollat për zhdëmtim. Ai që e ka marrë tokën Shteti (komuna) , përcaktohet se çka është më mirë për te. Tokat për të cilat është nxjerrë plani detal si në rastin konkret, nuk hyjnë në kategorinë e kthimit. Kështu e thotë ligji

Në kohën kur unë isha drejtor lidha një kontratë për dhënien e saj për të cilën -cilat , do të flasim në vazhdim , por të cilat ishin të afatizuara , me kohën deri sa unë isha atje me mandat , e jo për vitin 2015….?!!!Pas ikjes time ka pasur po duket edhe kontrata tjera. E po të ishte ndryshe , do të kishim vetëm një kontratë.

Se është kështu , e vërteton edhe një kontratë ditore e lidhur ndërmjet drejtorit që më ndërroi dhe ish kontraktuesit me mua Vedat Lamos , të cilën e sjellim në fund të tekstit.

Kurse, për këtë vendim të gjykatës e cila pjesërisht i kish kthyer tokë zyberajve , unë isha ankuar me një ankesë të cilën gjithashtu e sjellim në fund të këtij teksti bashkë me vendimin e gjyqit kushtetues i cili e hedh poshtë vendimin e gjykatës për kthimin e tokës në favor të qendrës , në bazë të një ankese të mbrojtësit të lëndës para qendrës për kulturë , të ndjerit Sari Resulbegut,.

Në fund, shtojmë që pasi shkrimi do të jetë në vazhdime, po sjellim edhe aktin e skanuar , të mos pagesës me vite të rrymës në këtë institucion me një borxh afër 90 mijë euro, që trashëgova dhe dëshminë se qiramarrësi i kinobashtës , ia paguante rrymën elekrtos , mbi bazën e kontratës , duke e bërë pagesën direkt në elektro , pa i kaluar parat nëpër gjirollogari të qendrës bashkë me arkivin shtetëror, për tu ikur manipulimeve të mundshme dhe përrallimit për korrupsion që pritej të “shpikej” nga”të pa punët e me punë” në pushtetin vendor, ashtu siç ndodhë sot që me të vërtetë edhe kjo akuzë u dëgjua. …Pra po them se në këtë post që ushtrova , mu lyp që të jem njëkohësisht i matur dhe larg pamës. Kësaj pune , më duket se i shkon për shtat ajo urtia “anamalçe” që thotë – basi, kujtuesi. Në kuptimin se ai i cili është mësuar në këso punësh kujtohet i pari…?!!!

Sipas teorisë- lodhe armikun duke ia treguar të gjitha sekretet – dokumente, po sjellim dokumentet e përmendura?!!!

  • Kontrata ditore pas mandatit tim në vitin 2008
  • Shkresa ime komisionit për kthim të pasurië
  • Vendimi i gjyqit kushtetues që hedh poshtë vendimin në favor të qendrës
  • Ekstraktin e pagesës së rrymës për shtëpinë e kulturës nga gjirollogaritë e subjekteve jashtë shtëpisë së kulturës.

Shpresoj se opinionin shumë shpejt do ta bindim se ata që deshën të çojnë lepurin, kanë çuar arushën…?!!!

1.
Kontrata-Ugovor-Kino Basta-Ulqin-Ulcinj
2.
Komisioni-per-kthimin-e-Pasuris-Ulqin
3.
Fakte-gjygjsore-Kino-Basta-Ulqin
4.
Fakte-gjygjsore-Kino-Basta-Ulqin-1
5.
Fakte-gjygjsore-Kino-Basta-Ulqin-2
6.
Faturat e rrymes-Kino-Bashta-Ulqin

Shkrimi vazhdon :
Si e gjeta gjendjen në shtëpi të kulturës dhe si e laç, bashkë me kontratat e nënshkruara nga unë dhe dokumente tjera…?!!!