Frontit demokratik akuzon Abazoviqin për darkën në Kala me Thaçin

January 20, 2015   | Rajoni / Region

Dritan-Abazoviq-darka-Hashim-Thaci-Pallati-Venecia-UlqinDy anëtaret e Frontit demokratik, Demokracia e re serbe dhe Partia popullore demokratike, dje në kumtesat për opinion kanë dënuar deputetin e pavarur Dritan Abazoviq që të premten ishte në darkë në Kala me zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, raporton Portali Ul.info.

Këto parti thanë se nuk do të pranojnë këshillat e tija duke i thënë që veprimtarinë e tij politike ta drejtojë kah trupi votues shqiptar i cili, siç theksojnë, në shumicë voton PDS-në ose partitë që janë në koalicion me PDS-në.

Nga burimet e afërta me Lëvizjen qytetare (LQ) thonë se këto akuza janë rezultat i frikës që kryetari i Frontit demokratik me veprimin e vet mund ti afrohet Lëvizjes. Kjo, përndryshe, do të jetë një nga temat e bisedës të cilën sot në Podgoricë drejtuesit e LQ Zharko Rakçeviq dhe Dritan Abazoviq do ta bëjnë me Lekiqin.

Pritja-e-Hashim-Thacit-Ulqin-Mali-Zi-53