Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vizitë Forcës së re demokratike

January 21, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

FORCA E RE DEMOKRATIKE
NOVA DEMOKRATSKA SNAGA
Bul. Skenderbeupn/bb 85360 Ulqin/Ulcinj
Tel:. +382 030 401 760 Fax:; +382 030 401 761
info@forca.me, www.forca.me

Ernal Filo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi-vizite-Forces-Ulqin

Kumtesë per media

Sot Ekselenca e tij Ernal Filo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, me bashkëpunëtorët vizitoi zyrat e Forcës së re Demokratike ku u takua me Kryetarin Z.Nazif Cungu, Zv.Kryetarin Z.Xhaudet Cakuli, Kryetaren e forumit të gruas Znj.Afërdita Pelingu dhe me anëtarin e Këshillit Qëndror Z.Fuad Haxhibeti .

Me këtë rast biseda dhe takimi u përqendrua në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore,problemet në arsim, zhvillimin ekonomik, restitucionin e pronave dhe shumë çeshtje tjera të cilët brengosin shqiptarët në Mal të Zi,me qellim të zgjidhjeve dhe realizimitë të tyre.

 

Shërbimi informativ i Forcës