Silver Korda: Formula “Përçaj e Sundo” ende gjen zbatim te shqiptarët e Mal të Zi

January 22, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

silver kordaKësi tragjikomedi politike në skenën politike të Malit të Zi (Ulqinit), „gjuajtje“, akuza të politikanve veç e veç me një qëllim: interesat personale, ruajtje të koltuqeve/fotelave, luft e domosdoshme për grabitjen e sa më shumë kapitali, (në gjitha format: patundshmëri, pasuri të levizëshme, parash, profit statusor) gjatë zgjatjesë së madateve parlamentare, komunale, delegate, partiake-klanore, (legale, gjysëmlegale, të tejdukshme, kushrinore, shoqërore), ndjekje (verbale) secili kundër secilit, shpifje, rrena, (pa u kuqur ndokujt fëtyra për kte), insinuata arrogante dhe injorante, pa denigruar faktet dhe provat… hipokrizi dhe zbatim konsekuent të ineresave tyre familjare, mahalle, biznesi… mbi kurrizin e njerëzve, bashkisë, qyteteve, komuniteti, është bërë një e përditshme “normale”, fenomen në kasabat malazeze (sidomos në Ulqin); mentaliteti bashibozuk, injorimi total i interesave të rinisë, gjeneratës së elitës intelektuale pa punë dhe perspektivë, rrezikim i ardhëmerisë dhe eksistencës së tyre, shkaku moszbatimit, mosrepsektimit dhe lënjesë pas dore, mosrespektimit, të neglizhencës dhe shpërfilljes së dispozitave ligjore për punësim, mos zabtimit të projekteve konkrete për integrimin dhe kyçjen e tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe bashkisë, mos sigurimi i ardhëmerisë së tyre (gjegjësisht) të zhvillimit të komunës dhe shtetit.

Të gjitha këto premisa janë të përcaktuara, të rranjosura dhe të kyçura në kushtetutën, statutet komunale dhe regjionale, në përcaktimet dhe udhëdrejtimet ligjore për zhvillimin konkret të projekteve dhe perspektivave për rini dhe të rinj…

Por, populli, shoqëria, votuesit janë bërë të verbër (kanë qerru) „me dy sy në ball“ … politikanët të gjithë kolorit dhe mustrash ia kanë „trullu trurin), nuk i funkcionon perceptimi dhe analizimi logjik, nuk dijn më as vetë se ç`të bërin…
truri iu është turbullu si deti gjatë stuhisë… Politikanët janë ato „peshkatar“ që
zëjnë peshk në ujërat e trazuara, premtojn male dhe fusha, ia ulin yjet nga qielli, e shnëdrojn Ulqinin herë në „Dubai“ e herë „Kalifornie“, premtojn me mendelehtësi dhe naivitet hapje të vendeve të reja të punës, perspektiva fiktive për të rinjët, ndërtonin kullat e kartonit, e në realitet, e kanë kthyer Ulqinin në një tallje dhe mjerimit (për faqe të zezë)!!!

Plazhet e Ulqinit, pasurit natyrore, bujqësore, resurset turistike, ekonomike: zalli i Ulqinit, klima e Ulqinit.. nuk eksiston as në Duabi as në Kalifornie as në Europë… Por, Ulqini ka fatkeqësisht, numrin më të madhë të analfabetësh me diploma univerzitare, nivelin më të ulët të vetëdijesë politike të votuesve, të cilit zgjedhin „zotrat politik“ lokal me (mos)kulturën më të ulët, të cilit nuk e njohin as ABC-dën (abetaren) e kodeksit politik, të sjelljeve, veprimit korrekt, moralit dhe dinjitetit; (respekt përjashtimeve të paktë)!!!
Për fat të keq, një dallëndyshja nuk e çel pranverën!!!!

 

Silver Korda Kordic Facebook