Borxhi i 20.000€ është shkaku i përçarjes së PD dhe Alternativës

January 24, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Borxhi i 20.000€-PD-AlternativaSiç mësojmë nga burimet e afërta me koalicionin e PD-se dhe LdneMZ, shkaku i mosmarrëveshtjes nëmes partnerëve dhe shkëputjes së paralajmëruar nga ana e PD-se të koalicionit me Alternativen Shqiptare nuk është posti i deputetit Nik Gjeloshaj por diçka fare tjetër, raporton Portali Lajm.me.

Janë obligimet finaciare që sipas marrëveshtjes i takojnë subjektit nga Malësia.

Siç na njofton i njajti burim, Partia Demoktarike e Fatmir Gjekës ku arrijnë mjetet nga buxheti i kuvendit është e detyruar që të kalojnë mjetet Alternativës Shqiptare. Mjetet të cilat janë grumbuluar në shumën e 20.000 € pa pagu. Dhe kjo është arsyeja kryesore sipas këtij burim.

PD-ja ka paralajmëruar që në mbledhjen e ardhëshme të binë vendimin për ndërprerjen e koalicionit me ASH-së, gjë që do rezultonë me faktin që mjetet që i takojnë subjektit nga Malesia, do mbesijn në xhiro logarinë e PD-së, që deri ne fund te mandatit logariten te vinë afër 50.000€ shtesë

Pra akuzat e ndërsjellëta që vinë nga këto subjekte dhe që akuzojnë njeri tjetrin në prerje në besë dhe mosrealizimin e marrëveshtjes na lëjnë disa dilema,

Kujt i shkojnë mjetet nga buxheti në rastin e nderprerjes së kolicionit dhe çfarë ka ndodhur me 20.000€ që PD-ja e Fatmir Gjekës duhet të paguajë Alternativës Shqiptare?