Ismail Doda merr gradën shkencore doktor i shkencave forkloristike

January 24, 2015   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Ismail-Doda-TiranNë Qendrën e Studimeve Albanologjike, Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe folklorit, në Tiranë, zotëri Ismail Doda mbrojti me sukses, para jurisë pesëanëtarëshe, tezën e disertacionit me titull “BALADAT POPULLORE TE SHQIPTARËT NË MALIN E ZI” dhe mori gradën shkencore DOKTOR I SHKENCAVE FOLKLORISTIKE.

Në këtë solemnitet ishin prezentë familjarët e të graduarit I. Doda, shokë e miq, nga Tirana, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini, të cilët me kënaqësinë më të madhe përcollën ecurinë e këtij rrugëtimi serioz e të sukseshëm, tashmë të dr. Ismail Dodës, që me punimin e tij, në mbledhjen, hulumtimin e studimet shkencore në fushën e folklorit, dëshmoi me sukses që në fillim, në paraqitjen e tij përmbledhëse. Pyetjet dhe vlerësimet më të larta të anëtarëve të jurisë, shkencëtarë me grada të dëshmuara në këtë lëmi, për punën serioze dhe majat e arritura, e mbi të gjitha vetë disertacioni, kur të botohet, e ajo duhët të bëhët sa më parë, i cili pa mëdyshje do të begatojë këtë fushë, bënë krenarë jo vetëm profesorët e nderuar, të pranishmit dhe miqët e shokët, por ky lajm i mirë, e kjo vepër do të gëzojë pa masë kërkuesit shkencorë po edhe lexuesit e dashamirët e krijimtarisë popullore shpirtërore të popullit shqiptar, për këtë pasuri folklorike – baladat popullore, te shqiptarët në trojet etnike, sot në Malin e Zi.

Ismail-Doda-Tiran-1

Doktor Ismail Dodës i urojmë shëndet dhe suksese edhe në të ardhshmën, ndër të tjera që sa më parë t’i botojë, që lëxuesit e studiuesit t’i kenë në dorë, materialet e shumta e të rëndësishme të cilat me mund, përkushtim, seriozitet e përgatitje profesionale shkencore i voli me dekada, dhe i shpëtoi nga zhdukja, që koha e bën nëse nuk veprojmë. Dr. I. Doda veproi e po vepron që brezat që do të vinë t’i kenë në pëllëmbë të dorës.

M.B.

Kraja Online