PD dhe LDMZ: Do të njoftojmë çdo adresë për sjelljen e Nik Gjeloshaj

January 24, 2015   | Shtypi / Mediji

PD-LDMZ-ULQINKryetari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi (LD në MZ) Mehmet Bardhi i dërgoi, nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, letër Ministrisë së punëve të jashtme të këtij vend me të cilën hollësisht i ka njoftuar mbi shkeljen e marrëveshjes për rotacion të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi të cilën tash gati tre muaj e bënë Alternativa shqiptare (ASH) dhe deputeti Nik Gjeloshaj, raporton Portali Infoshqip.me.

Njëkohësisht, nënshkruesi i marrëveshjes me ASH dhe kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka dje në Podgoricë ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq për mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e Gjeloshajt.

Në delegacion me liderin e PD-së ishte dhe anëtari i Kryesisë së LD në MZ Hajrullah Hajdari.

Mbasi që të mërkurën ka dështuar tentativa e fundit e Gjekës në Tuz që Gjeloshajn ta bind për nevojën e respektimit të marrëveshjes së nënshkruar, pritet që të dielën Këshilli qendror i PD-së të sjell vendimin për shkëputjen e koalicionit me ASH.