Peza: Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë për dorën tonë të ngrohtë

January 24, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Luftulla PezaSkruan: Luftulla Peza

Shkak për këtë shkrimi u bë deklarata mjaft e çuditshme dhe e pa pranueshme e ministrit shqiptarë të punëve të jashtme Ditmir Bushati. Gjatë muajit nëntor 2014 në Tiranë u organizuar një mbledhje ndërkombëtare , ku më pas ministri shqiptar i jashtëm dhe ministri i jashtëm malazez mbajtën konferencë shtypi. Në konferencë ministri Bushati marrëdhëniet Shqipëri-Mali i Zi i quajti “të shkëlqyera” dhe nuk i përmendi fare shqiptarët, që atje jetojnë nën dhunë të përhershme. Nga ana e tij ministri i jashtëm malazez e përsëriti se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelin më të lartë dhe me hipokrizi shtojë se qeveria e tij interesohet shumë për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë malazeze.
Të dy ministrat gënjyen opinionin publik, sepse gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi është diskriminuese dhe gjithmonë ata kërkojnë dorën e ngrohtë të shtetin amë, që të fitojnë të drejtat e tyre të plota dhe të rrojnë në truallin stërgjyshor të lirë dhe të lumtur. Deklarata e mësipërme e ministrit Bushati tregon se ai nuk e njeh fare gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe as që interesohet për to. Gazetat shqiptare dhe sidomos gazeta mbarë kombëtare “Bota Sot”, ka sjell mjaft artikuj, ku autorë të ndryshëm shkruajnë për hallet e shqiptarëve në këtë republikë të vogël të Ballkanit, që duhen lexuar dhe të nxirren mësime prej tyre.
Shkrime shqetësuese për jetën e shqiptarëve ka nga Tuzi, Ulqini, Plava dhe Gucia etj. Jeta e shqiptarëve në Mal të Zi rrezikohet shumë, sepse qeveria malazeze ndjek politikën e largimit të shqiptarëve nga Mali i Zi, të keq trajtimit të tyre, rritjen e madhe të papunësisë në rajonet e banuara nga shqiptarët, pengesa të mëdha për shkollat dhe kulturën shqipe, në keqtrajtimin e biznese shqiptare etj. Shqiptarët në Mal të Zi dhe në Serbi nuk kanë as të drejtën elementare të mbajnë flamurin e tyre kuq e zi me shqiponjën dy krenore. Dhe kur shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre ndaj autoritete të vendin, ata paditen dhe dënohen padrejtësisht nga gjykatat si prishës të rendit dhe kriminelë. Ministria jonë e jashtme hesht!
Së pari ministri Bushati dhe të gjithë ata, që janë në drejtim të shtetit, duhet të njohin mirë historinë. Trojet shqiptare dhe popullsia shqiptare janë shumë më tepër se sa Shqipëria e cunguar e sotme. Territori i banuar nga shqiptarët gjatë kohës së Perandorisë Osmane, nga viti 1850 deri në shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912 përbëhej nga 4 rajone të gjera (vilajete):
1. i Shkodrës, ku përfshihej Tuzi, Lezha, Puka, Mirdita, Kruja, Durrësi, Tirana etj.
2. I Kosovës ,ku përveç Kosovës së sotme, përfshiheshin e dhe Shkupi, Kumanova, Tetova,Gucia, Mitrovica, Sanxhaku, Pazari i Ri, Kolashini, lugina e Preshevës etj.
3. I Manastirit, ku bënin pjesë rajonet e Manastirit, Ohrit, Elbasanit, Dibrës etj. dhe
4. I Janinës, ku bënin pjesë rajonet e Janinës, Preveza, Paramithia, Korfuzi, Konica, Filati, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Berati, Vlora , Skrapari etj. Sipërfaqja e përgjithshme e të katër vilajeteve shqiptare nën qeverinë e Vlorës ishte 92.000 km2 , ndërsa popullsia e këtyre vilajeteve ishte në vitin banorë, ndërsa në vitin 1912 arriti në 2.354.000 banorë dhe ajo përbëhej më tepër se 80% nga shqiptarë.
Hartat e më poshtme e shprehin këtë sipërfaqe të vitit 1912, që administrohej nga qeveria e Vlorës e Ismail Qemalit (Më të plotë për këtë temë shih: D. Progni “Trojet shqiptare gjatë shek. XIX, 2010).
Prandaj flamuri me dy strategët e pavarësisë sonë kombëtare Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin dhe hartën e trojeve shqiptare, nuk është as Shqipëri e madhe dhe as nacionaliste, por ajo shpreh trojet natyrale të shqiptarëve në Ballkan në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe ne nuk duhet ti harrojmë kurrë.

Më pas truallit shqiptar nga fuqitë e mëdha, ju shkëputën me forcë më shumë e 2/3 territori bashkë me popullsinë përkatëse dhe ju dhanë shteteve fqinj: Serbisë ju dha Kosova, Metohija dhe Sanxhaku dhe lugina e Preshevës, territoret lindore ju dhanë Serbisë dhe Maqedonisë, Greqisë ju dha Çamëria dhe pjesa tjetër jugë/lindore e vendit, Mali i Zi u zgjerua me tokat shqiptare veri/perëndimore. Nga e gjithë kjo grabitje, populli shqiptar u ngushtua në territorin e sotëm me 28 km2 nga rreth 92 mijë km2, që kishte më parë, me popullsi rreth gjysmë milioni banorë. Ky është bilanci i tradhtisë së fuqive europiane ndaj popullit shqiptar më 1913 dhe më pas dhe përfitime e mëdha të shteteve fqinj në kurriz të popullit shqiptar. Prandaj e gjithë propaganda serbe, se “Kosova është djepi i Serbisë” është gënjeshtër e qëllimtë për të mbajtur thonjtë e saj në Kosovë, që duhen luftuar me të gjitha mjetet.
Në Kosovë u bë një luftë e madhe çlirimtare, në sajë të gjenocidit serb dhe me ndihmën e NATO-s forcat pushtuese serbe bashkë me regjimin e Milosheviçit u thyen dhe u larguan nga Kosova. Me kompromiset e Kosovës me Serbinë, të përfshira në planin Ahtisari u rregulluan edhe marrëdhëniet midis tyre. Tani nuk duhet asnjë lëshim, që dëmton interesat e popullit shqiptar të Kosovës. Kosova fitojë luftën ndaj Serbisë, por me lëshimet mjaft të dëmshme për shqiptarët, që po i bën asaj, e ndihmuar edhe nga Brukseli, po humbet paqen . me te. Këto lëshime anti shqiptare do të çojnë patjetër në tensione të reja midis shqiptarëve dhe serbëve , prandaj duhet tu pritet rruga. Në se kryeministri i sotëm i Kosovës Isa Mustafa e ka të vështirë ta drejtojë drejtë Kosovën, është më mirë të japë dorëheqjen sa më parë dhe të mos e çojë vendin e tij në prehrin e Serbisë.
Sot kanë ndryshuar rregullat e sjelljes midis shteteve, nuk lejohen ndryshmet e kufijve, sepse do të çonin në konflikte të reja të armatosura dhe gjakderdhje të madhe. Por këto rregulla nuk të largojnë nga detyrimi, që kemi ti ndihmojnë vëllezërit tanë, që ka në ngelur jashtë kufijve, për të jetuar më mirë dhe për të mbajtur të gjallë gjuhën dhe kulturën kombëtare. Ky është një detyrim i joni nga brezat e kaluar, të tanishëm dhe të ardhshëm. Prandaj harta e mësipërme, ku janë vijëzuar kufijtë shqiptarët të vitit 1912 duhet të jetë e përhershme në zemrat tona.
Vizita e kryeministrit Rama në Serbi mu duk e suksesshme. Ai ju a tha mjaft qartë serbëve, se Kosova është e pavarur dhe sa më shpejt ta njihni pavarësinë e saj aq më mirë për ju. Por kryeministri, presidenti dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë pas milosheviçit, shpirtin e kanë ende tek Milosheviçi, komandantin e tyre të djeshëm. Qëndrimi i Ramës qe burrërorë dhe i sinqertë dhe kjo e nxori nga shinat e gjykimit të drejtë mikpritësin e tij serb. Pritja, që Ramës ju rezervua në Preshevë qe madhështore. Populli i kësaj krahine shqiptare e shprehu me madhështi respektin dhe dashurinë, që ka për vendin e tyre amë. Kjo situatë u përsërit edhe ditët e fundit nga Ilir Meta në Maqedoni, i cili kërko me forcë nga autoritetet maqedone në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për të ndalur diskriminimin e shqiptarëve.
Kudo që të shkojë Rama apo Meta apo drejtuesit e tjerë shqiptarë, do të priten me bujari dhe dashuri, sepse kudo shqiptarët ruajnë ndjenjat më të pastra për vendin e tyre amë, dashurinë më të madhe për kulturën dhe gjuhën shqipe. Prandaj këto ngjarje të mos lihet të vetmuar, por të organizohet puna, që ministrat të shkojnë gjerësisht të takojnë me shqiptarët, të dëgjojnë hallet e tyre dhe tu japin atyre ndihmë. Me qenë që po bëjmë fjalë për marrëdhëniet me këto dy shtete, politika shqiptare duhet të jetë e hapët dhe e prerë. Serbisë duhet thënë hapur dhe me vendosmëri të heqë kthetrat nga Kosova dhe se marrëdhëniet e Shqipërisë të varen nga sjelljet e Serbisë ndaj Kosovën, që të mos bëjë asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të saj. Po kështu duhet bërë qartë edhe Maqedonisë, që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, që shqiptarët të kenë vendin që meritojnë në këtë republikë. Deri tashti politika e jashtëm e Shqipërisë me këto dy vende ka qenë asnjanëse, që ju ka sjellë dobi të madhe si Serbisë ashtu edhe sllavomaqedonëve. Nuk duhet lejuar të formohet një mini shtet serb në veri të Kosovës, një mini shtet grek në jugë të Shqipërisë dhe një mini shtet slavomaqedon në lindje të saj! Këto prishin raportet midis shqiptarëve vendas dhe të ardhurve dhe do të çojnë patjetër në konflikte të reja në të ardhme.
Ditët në vijim pritet të bëhet një takim midis ministrit të jashtëm italian dhe atyre shqiptarë dhe serb në Romë. Rendin e ditës nuk e di, por me siguri italianët po gatuajnë ndonjë çorbë në dobi të Serbisë. Të shohim sa i përgati tur do të jetë ministri ynë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe në rajon.
Në hartën këtu poshtë, shihen qartë trojet shqiptare, që u grabitën më 1913. Dikush e quan Shqipëria etnike, dikush tjetër dashakeqës , Shqipëria e Madhe. Në fakt kjo është harta natyrale e Shqiptarëve as më shumë e as më pak, kur u shpall pavarësia më 28 nëntor 1912. Qeveria e Vlorës e Ismail Qemalit e shpalli Pavarësinë e vendit me hartën e asaj date, d.m.th. të trojeve shqiptare në 4 vilajetet , siç i përmenda më sipër.

Historia e shqiptarët është mbushur me lot, dhimbje dhe gjak, sepse fqinjët tanë gjithmonë i kanë lakmuar trojet tona dhe na kanë sulmuar për të na grabitur dhe pushtuar. Harta e mësipërme e tregon mjaft qartë se si jemi ndrydhur gjatë 100 vjetëve të fundit. Tragjedia e popullit tonë lidhet edhe me fajin tonë: kemi qenë të përçarë me njëri tjetrin dhe nuk kemi ditur për të luftuar si duhet. Po sot?
Shqiptarët të shpërndarë në të gjitha shtetet ballkanike, që na rrethojnë dhe më tej, përgjithësisht nuk kanë qetësi, shpesh detyrohen të lënë vendlindjen dhe të largohen për gjithmonë nga trualli i tyre, për arsye ekonomike ose të diskriminimit. Atyre shpesh ju mohohet gjuha amtare ose nuk kanë shkolla fare. Vendbanime me shumicë ose pakicë shqiptare kemi rreth e përqark Shqipërisë, Mali i Zi, Greqi, Serbi, dhe Maqedoni. Por vendbanime shqiptarësh ka edhe në Itali, Rumani, Bullgari, Ukrainë, Turqi, Palestinë etj. Shqipëria dhe Kosova duhet ta kenë detyrim, që ti ndihmojnë shqiptarët kudo ku janë, për një jetë më të mirë dhe për të mbajtur gjallë kulturën dhe gjuhës shqipe. Para 100 vjetësh në Shkup shqiptarët përbënin shumicën, sot janë pakicë. Në se nuk do të dimë të përmirësojmë politikën tonë në drejtim e duhur, ti ndihmojmë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, vitet që vijnë do të jenë kundra shqiptarëve dhe nga trojet shqiptare rreth e përqark vendit,me dhimbje në shpirt e them, gjuha shqipe do të zhduket dhe e gjithë kultura bashkë me te do të tjetërsohet. Probleme të mëdha kanë edhe refugjatët shqiptar në Greqi, Itali e gjetkë, për të cilët partitë politike kanë interes të madh gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas i harrojnë.
Për ta bërë më mirë punën në dobi të bashkëkombësve tanë jashtë kufijve, është e domosdoshme, që qeveria shqiptare të ngrejë ministrinë për shqiptarët jashtë atdheut. Kosova e ka një ministri të tillë, por fakti që shqiptarët e luginës së Preshevës ankohen për kujdes të pakët, tregon që kjo ministri duhet të realizojë më mirë detyrat e saj. Është me shumë vend që për këtë problem të marrin shembull nga Serbia dhe Greqia, të cilat çështjen e trajtimit të qytetarëve të tyre në Kosovë ose Shqipëri i ndjekin me shumë vemendje dhe për këtë japin ndihma të mëdha në të gjitha aspektet.
Problemet themelore, që kërkojnë zgjidhje urgjente janë: Kosova të kërkojë nga Serbia të heqë pa kushte nga kushtetuta e saj të gjitha nenet që lidhen me Kosovën. Vetëm kështu nga ana juridike Kosova çlirohet nga Serbia dhe pa një hap të tillë ajo do ti ketë mjaft të vështira marrëdhëniet me Serbinë. Këtë problem Serbisë ja ka kërkuar edhe Bashkimi Europian, prandaj ajo këtu duhet të kërkojë me forcë, që të zbatohet. Duke pasur këto nene në kushtetutën e saj, që nga koha e Miloshevicit, Serbia në shumë pikëpamje e trajton ende Kosovën si provincë të saj dhe nga tregtarët kosovarë, që kalojnë nëpër Serbi, ajo ju merr padrejtësisht taksa dhe tashti së fundi ka kërkuar që serbët e Kosovës ti paguajnë shpenzimet e rrymës elektrike Serbisë, pavarësisht se me rrymë ato furnizohet nga Kosova. Këto i sjellin dëm të madhe ekonomik dhe politik Kosovës, prandaj duhet të priten. Kosova ka në zbatim planin Ahtisari dhe nuk ka pse të bëjë lëshime të tjera në dobi të Serbisë
Nga ana e saj Shqipëria duhet të kërkojë nga Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë dhe të njohë pakicat kombëtare në Greqi, përfshi edhe arvanitët. Këto janë dy probleme themelore, që pengojnë njohjen e të drejtave të popullsisë çame, që të marrë pronat e saj në Greqi.
Problem i madh është që të ruhet gjuha shqipe në rajonet e banuara nga shqiptarëve. Për këtë kërkohet ndihmë në hapje shkollash, dërgim librash, sidomos libra shkollor dhe të përgatisim mësues. Problem i rëndësishëm është edhe organizimi i ndihmave humanitare, për ruajtjen e monumentet e kulturës dhe historike në këto rajone dhe të evidentohen edhe personat e shquar për atdhetari dhe art etj. siç është rasti i Josif Bagerit në Maqedoni etj., për të cilin mund të bëhen studime dhe të botohet vepra e tij.
Marin Mema me grupin e tij dhe TV Top Channel po bëjnë një punë mjaft të lavdërueshme, duke na sjellë reportazhe qoftë nga vendet historike të Shqipërisë në rrënim e sipër, por edhe nga ngulmimet shqiptare jashtë atdheut. Ministritë e kulturës dhe të arsimit në Shqipëri dhe Kosovë duhet të përkrahin këto nisma, që të jenë më të shpeshta, për tu pasur si materiale që kërkojnë zgjidhje.
Politika e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të jenë mjaft të qarta në favor të shqiptarëve jashtë atdheut, kudo ku ato janë. Në Palestinë, një vendbanim i lashtë pellazg dhe gjatë gjithë historisë shumë i banuar nga shqiptarët edhe sot ka mjaft shqiptar, që përbëjnë, sipas disa studimeve, një komunitet të madhe etnik. Edhe vetë emri Palestinë tregon për një vendbanim të lashtë pellazg dhe emërtimi rrjedh po nga gjuha pellazge, që shpjegohet mjaft mirë me gjuhën shqipe, pasardhëse e gjuhës pellazge: Pa Le Stinë d.m.th.,vend që nuk ka stinë. Përse atëherë Palestina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur?. Për mendimin tim faji është tek politika shqiptare. Palestina, një vend mysliman dhe me shumë shqiptarë, ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë dhe mjaft të ndera me Kosovën dhe Shqipërinë. Politika shqiptare duhet të ndryshojë ndaj popullit palestinez, ta përkrahim atë të themelojë shtetin e vet dhe të kthehen në vendlindje 2 milionë palestinezë të përzënë me forcë nga vatrat e tyre nga Izraeli.
Këto ishin vetëm disa nga problemet për tu ardhë në ndihmë shqiptarëve jashtë atdheut, të cilat në se do të kuptohen drejtë nga politika shqiptare, gjendja do të shëndoshet dhe do të kemi dobi të gjithë, në të kundërt vitet në vazhdim do të jenë të zymta për shqiptarët në përgjithësi.

Bota Sot