Mustafa Canka: Vetëvrasje politike e deputetit në ikje Nik Gjeloshaj

January 25, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Mustafa-Canka-Gazetar1. Kur POLITIKANI NË TENTATIVË shërbehet me fjalor rrugaçi kjo do të thotë se nuk ka argumente dhe që nuk ka pjekurinë e duhur për t’u marrë me këtë zanat.

2.  Kur DEPUTETI I MOMENTIT ofendon, shpif dhe shkruan të pavërteta kjo do të thotë se gabimisht ka arritur deri te ai funksion dhe se është i padenjë për kryerjen e tij.

3.  Kur ky i njëjti PERSONALITET MARGJINAL POLITIK i del fjale partnerit të vet të koalicionit, i cili e ka sjell në funksionin e deputetit, ndërkohë kur nuk ka askënd tjetër për ta përkrahë, atëherë kjo do të thotë se ka humbur arsyen dhe se po bën vetëvrasje politike.

4.  Nëse, për ta arsyetuar keqbërjen e vet, thirret në njerëz të shenjtë, e nuk sheh që fjalët e tyre të mrekullueshme janë drejtuar pikërisht ATIJ, kjo do të thotë se çdo gjë i është mjegulluar.

Me të vërtetë: N.GJ. është tragjikisht i humbur në kohë dhe hapësirë. I ngjanë boksierit të groguar i cili pasi humb baraspeshën, në çdo moment pritet që të bie në tokë. Unë sinqerisht ndjej keqardhje për të. Ai duket aq i mbërthyer për atë karrige, sa që nëse vetëm ia sugjeroni ta respektojë marrëveshjen dhe ta lëshojë vendin e deputetit, i bëhët sikur t’ia kishit ndarë copën e mishit nga trupi i tij.

Edhe pse ai, ndoshta, instinktivisht e pandeh: sa më gjatë që ai ta shtyjë këtë vendim të pashmangshëm, dhimbja për te do të jetë më e madhe. Ai do të jetë gjithnjë e më i vogël, në sytë e të tjerëve dhe të veta.

Prandaj N.GJ., guximshëm, përpara! Bëjë diçka të mirë për vete dhe për të gjithë ne! O njeri, nuk do të ndodh fundi i botës edhe nëse s’je më në Kuvend!

Të përfundojë: e sikur diçka të mos më shtrëngonte në fyt, sikur mos të isha i vetëdijshëm për pasojat e këtij vendimi shkatërrimtarë për komunitetin tonë të vogël, për besueshmërinë në procesin politik dhe shoqërinë në tërësi, sa me qejf do ti isha qeshur fundosjes së këtij fatziu, deputetit në ikje, N.GJ./ Ul.info/