Me gropa edhe rrugët më të reja të qytetit të Ulqinit – VIdeo

January 26, 2015   | Reportazh / Reportaža

RRUGET ME GROPA NE ULQINInfrastruktura rrugore, ku prej vitesh nuk është vënë dorë, është shqetësimi më i madh i banorëve të Ulqinit, me të cilin ata përballen sapo dalin nga shtëpitë e tyre.

Mungesa e investimeve e ka çuar në degradim total rrugën në qendrën e Ulqinit, sikurse edhe pjesa e aksit nacional Ulqin- Sukobinë prej lagjes Kodra ku gropat  jam prezente, ku ë të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj, rruga është e mbushur me gropa dhe prej vitesh nuk është akorduar asnjë investim për përmirësimin e aksit ku kalojnë çdo ditë mijëra automjete.

Nëpër hapësirën e kësaj rruge ka filluar të shkapërderdhet asfalti, janë bërë vrima më të imta, kurse ashtu siç duket, shumë shpejt do të hapen edhe gropa më të mëdha.

Dëmtime të ngjashme rrugësh të asfaltuara ka edhe në pjesë të tjera të qytetit sikurse në Ranë, në lagjen e Meraja, dhe shumë lagje në komunen e Ulqinit, duke mos përjashtuar edhe rrugën Ulqin – Krythë.

YouTube Preview Image