Ulqin, luftë “Buburrecit të Kuq”, vazhdon spërkatja e palmave – Video

January 26, 2015   | Turizmi / Turizam

Buburreci-Kuq, vazhdon spekatja e palmave-UlqinDëmtuesi i quajtur “Buburreci i kuq “që ka sulmuar para dy viteve palmat në komunën e Ulqinit e ka zvogëluar numrin kësaj bime tropikale për 28 rrënjë. Në komunën e Ulqinit numërohen rreth 300 palma, raporton Portali Tv Teuta.

Bukurinë dhe hijeshinë qytetit turistik të Ulqinit ia japin edhe palmat, e veçantë në natyrën e gjelbër të këtij qyteti.

Është bërë prerja e palmave të dëmtuara , më pas ndezja  e tyre  dhe stërpikja e trungut me lëngë të posaçëm kundër këtij buburreci me qëllim  që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej  në palma tjera.

Përfaqësuesit e komunës së Ulqinit ,Ndërmarrjes komunale “Pastrim Gjelbërim” kanë pasur takim pune rreth kësaj problematike siç kanë deklaruar ata alarmante me përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë,përkatësisht me Drejtorinë fito sanitare.

Tamara Popoviq nga Ministria e bujqësisë deklaroi se kemi një situatë kurë i përket kultivimit dhe mirëmbajtjes së palmave alarmante. 28 palma janë zhdukur të cilat ishin të prekura nga ky sulmues. Dy vitet e fundit shpenzimet e stërpikjes i ka mbuluar Ministria e Bujqësisë,këtë vit shpenzimet do ti bëjë vetë komuna e Ulqinit shprehet Z .Popoviq.

Ndërkaq,Milazim Mustafa ,sekretar për ekonomi ,deklaroi se shpenzimet për stërpikje janë goxha të mëdha ,sillen rreth 30 mijë euro,por që të shpëtojmë palmat procesi duhet të kryhet. Këshilltari për bujqësi pranë komunës së Ulqinit Gani Rexha deklaroi se trajtimi duhet kryer patjetër,gjendja është alarmante,krimbi që sulmon këto palma është tepër shkatërrues, bimën të cilën e sulmon ajo duhet asgjësuar. Njëherit ai  apeloi tek qytetarët tanë që kanë palma në oborret e veta ti paraqesin tek sekretariati për bujqësi,ata janë të obliguar me ligj që të bëjnë mbrojtjen e tyre,gjegjësisht të bëjnë mbulimin e shpenzimeve për stërpikje .

YouTube Preview Image