Nika: Mendoj se as vetë Bardhi nuk beson në akuzat që bën ndaj Nikë Gjeshoshit…?!!

January 27, 2015   | Politika

mehmetbardhiShkruan Muhamet Nika

Të gjithë e dimë se në kohën të cilën po jetojmë, më shumë se kurrë në shoqëri, nxirren ligje dhe se kërkohet zbatimi i tyre, madje ka monitorim të ligjeve qoftë ai i brendshëm – gjyqësori, po dhe monitorim të jashtëm. Andaj pak kush apo askush nuk beson që brenda praktikave të zbatimit të tyre ka mbetur hapësirë që dikush dikë të akuzojë, për tradhti e mashtrim . Të paktën kjo nuk mund të thuhet kur është në pyetje ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve. Fjalën e kemi” për akuzat e Bardhit dëgjuar ditë më parë ndaj Nikë Gjeloshit kur ,deklaron se ai …. duhet të dënohet për atë që bënë….se për këtë është njoftuar edhe parlamenti i Malit të Zi, madje dhe vetë ambasada e Shqipërisë! Sipas tij,  Nika po e shkelë marrëveshjen duke mos ia kaluar mandatin Bardhit që obligon marrëveshja e arritur. Pjesë e këtij shqetësimi që po ndodh brenda koalicionit shqiptar kuptohet se është bërë edhe Fatmir Gjeka, si” partneri” më i madh i koalicionit i cili nuk mund tu iki efekteve anësore që prodhon përplasja ndërmjet Bardhit dhe Nikës.

Ka disa arsye që të shtyjnë të besosh, përse Bardhi nuk beson në atë që thotë?!

Arsyeja e parë

I gjendur në një atmosferë zgjedhore aspak mik pritëse të zgjedhjeve të kaluara parlamentare të krijuar nga përçarjet e vazhdueshme të brendshme në vetë subjektin e tij dhe në subjektet e tjera për rreth si dhe blerja e votës në terren, e vetë dijësuan atë plotësisht që uji i kamilës dita ditës po i sosej. Dhe tjetër, se i duhej të përshëndetej njëherë e mirë me fotelën e parlamentit…?!! Por në të njëjtën kohë ishte shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e tepricës së votave që mund t’i materializonte “ duke krijuar koalicion me politikanë eventualisht të rinj e të cilëve u kish mbetur mbase më tepër te emri i deputetit dhe funksioni se sa te mjetet që sillte ai. Kështu shpejt e shpejt hartoi një marrëveshje që me sa duket, ishte “me hile”- për të cilën do të flasim në arsyen e dytë , me politikanët e ri- Gjekën dhe Nikën, duke u kërkuar atyre 60 % të mjeteve të fituara nga deputeti kurse atyre, sipas tij u takonte nga 20% . Në të njëjtën kohë, ai ,duke dyshuar dhe duke e ditur që ligji nuk e njeh këtë formë të ndarjes së mjeteve me përqindje të këtillë dhe se mund të mbete në dëshirën – mëshirën e tyre, po duket i kushtëzoi ata që mjetet e deputetit të kalonin në llogarinë e tij bankare (të partisë )dhe më vonë t’iu përcillte 2 partnerëve të koalicionit. Kjo do të ishte arsyeja e parë..

Arsyeja e dytë

Por ” kombinatorika “ e Bardhit, në këtë lojë pokeri politik, nuk mbaron me kaq, ai për të krijuar alibi dhe hapësirë strategjike para një realitetit të ri të ardhshëm , pse jo edhe me një mundësi të një “rifreshi të vet politik”- në se koha premton… , njëkohësisht u përkujdes se si të veprohej para se t’i mbarohej edhe ” tespixhja zgjedhore” duke menduar që në atë kohë, po duket për brumin e tezpixhes tjetër …?!!!

Andaj për krizat partiake të koalicioneve që shpërthejnë në politikë kah gjysma e mandatit e më tej, si rasti në fjalë, nuk duhet t’i marrim fort për zemër sepse mund të jenë motit të kurdisura?!!!

Loja qorrash „qorrthi..“ ishte sporti më i dashur si fëmijë për Bardhin…?!!!

I pyetur para do kohëve në një intervistë për gazetën „ DAN“, se cili ishte sporti më i preferuar i tij si fëmijë, ai kish deklaruar që sporti më i dashur për te kish qenë loja qorrash…?!!!Me sa vërehet , nga njëherë këto shkathtësi të fituara që në fëmijëri, dinë të na hyjnë shumë mirë në punë edhe kur të rritemi….?! Kjo që po themi vlen në qoftë se ne nuk e kemi kuptuar gabim se për çfarë loje e kish fjalën  kur deklaronte këtë. Shtoj se ne, në fëmijërinë tonë, lojën  e shoqëronim me një refren që ish :“ Dora njomë – dora thatë, qitja qorrit një kashatë…“?!!! Dhe qorri , nga një herë dinte t’ia qëllojë aq bukur sa mund të lente pa ngrënë- po thuaj se fare….?!!!

Askush nuk mund të më bindë, për situatën, se Bardhi , si politikan me përvojë, në momentin kur po hartonte marrëveshjen që iu qiti partnerëve për nënshkrim se” nuk luajti qorrthi”dhe se nuk e dinte ,që kontratat partiake të koalicioneve të cilat nuk thirren në ligjin zgjedhor si në rastin konkret, por në fjalën e dhënë… , në besën e marrë dhe  Kanunin e Lekë Dukagjinit…, të së drejtës zakonore, nuk obligojnë as kë e aq më pak parlamentin e Malit të Zi. Ai për të rregulluar këtë materie ka nxjerr një ligj tjetër që mund të jetë i mirë apo i keq, por të cilit duhet t’i nënshtrohemi në se garojmë sipas tij në zgjedhje…?!!!

Bardhi po duket i mashtroi partnerët, por është zor ta pranosh…?!!!

Kuptohet se folklorizmi që nis me fjalë të mëdha të cekura dhe zhurma që bëhet, sipas neve , bëhet me qëllim për të nxjerrë vetën të drejtë në opinion, për të siguruar sa më shumë”poena” pozitive duke luajtur rolin e viktimës, mirëpo hilja del në fushë, në se konstatohet, ashtu siç përflitet…?!!! Besohet se Nikës,e Gjekës, ai iu kish nënshkruar një kontratë në versionin shqip e të firmosur prej  3 palëve, dhe një tjetër, për përdorim të jashtëm në gjuhën serbe të deponuar në kuvend…?!! Të parën e nënshkroi për t’i bërë qefin Nikës, kurse të dytën për ta dorëzuar në parlament. Besohet se në këtë të fundi,nuk figuron fare ashtu si në të parën, që Alternativa është anëtare e tretë e koalicionit, e kjo do të thotë a edhe e mjeteve të deputetit , në se ai rebelohet e vepron siç po vepron…..?!!! Ekzistimi i kësaj kontrate do të ishte një mashtrim tepër i madh po të ekzistonte, sa që Nikën , do ta turpëronte vetë fakti i të kujtuarit se e ka nënshkruar një kontratë të tillë, e lëre më ta pranojë e ta përrallisë këtë publikisht! Nisur nga përvojat e mija me Bardhin , pastaj , praktika e tij dhe sinqeriteti e mos prishja shpirtërore e Gjekës dhe e Nikës, si dhe pa përvoja në hile të këtyre punëve, më shtynë të besoj se kjo vërtetë ka ndodhur, por se heshtet nga turpi- ngjashëm dikur na ndodhi edhe neve si PPD ?!!

Kontrata me gjithë atë besojmë se ekziston….?!!Për ndryshe , po të mos ekzistonte kjo, marrja dhe ndalimi i mjeteve që pritet të bëhet ndaj Nikës, nga ana e Bardhit , duke ia ndaluar ato si reaksion, do t’i sillte kokëçarje nesër nëpër gjykata , ku Nika doemos do t’i kish fituar ato edhe me kamatë në proceset e mundshme gjyqësore ndaj tij…?!!!!

Në fund për tu mbyll derën këtyre zërave që dëgjohen poshtë e lartë dhe si votues i këtij grupimi bashkë me ish- shumicën e KD të PPD-së, që thënë të vërtetën nuk është se jemi fare të pakënaqur, do të kish qenë me interes të publikohej në mënyrë integrale teksti i marrëveshjes në gjuhën malazeze me Alternativën, i deponuar në Kuvend të Malit të Zi dhe , bashkë me vulën e pranimit…Sinqerisht ,urojmë që të mos jetë kjo që dëgjohet…?!!!