Objekti i “shkretë“ në kalan e Ulqinit

January 27, 2015   | Real Estate

Objekti i shkretë në kalan e UlqinitDrejtoria për mbrojtjen e të pasurisë kulturore nga Cetina ka ftuar kompaninë “Ulcinj resort” të përfundojë ndërtimin e objektit në pjesën jugore të Kalasë, në pajtim me projektin kryesor nga viti 2002, i cili ka pëlqimin konservues, shkruan “Vijesti”, raporton Portali Ul.info.

Nga Drejtoria pohojnë se gjatë ndërtimit kjo kompani nuk ka respektuar gati asnjë pikë të projektit i cili morri pëlqimin e Entit të atëhershëm për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Objekti i shkretë në kalan e Ulqinit-1

Ky objekt, siç shkruan kjo gazetë, tash disa vite paraqet rrezik potencial për fëmijët dhe turistët. Objekti prej kohësh është i lëshuar, edhe pse është detyrim ligjor, përreth tij, nuk shkruan emri i pronarit, investitorit, por as afati i përfundimit të punimeve.

“Le ta ndërtojnë ose ta heqin, kështu më nuk ecën. Është bërë e neveritshme t’i shpjegohet turistëve pse ky objekt është pikërisht aty”, tha kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.