Në Ulqin mbahet sonte Kongresi i Parë i LQSHI

January 28, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Isat-Jakupi-LQSHI-UlqinNë Ulqin sonte do të mbahet Kongresi themelues i partisë së re, Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime (LQSHI), raporton Portali Ul.info.

Siç është deklaruar për Portalin Ul-info, në këtë tubim do të marrin pjesë rreth 100 delegatë, të cilët do të zgjedhin Këshillin qendror, kryetarin dhe nënkryetarët e partisë.

Kandidati kryesor për lider të kësaj parti është dr Isat Jakupi, mjek në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin.