Nika: Komuna e Ulqinit përsëri e bllokuar

January 28, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Parking-Hotel-Galeb-UlqinShkruan Muhamet Nika:

(cikël shkrimesh anti korrupsion në vazhdime…)

Në regjistrin e lëndëve të humbura në gjyq, për të cilat pritet të ekzekutohen në vazhdim, aktualisht ka filluar ekzekutimi i njërës nga ato ku paditës është Dejan Stojanoviq, i cili paditë komunën për shumën prej 2qind e 94 mijë e diçka euro. Dëshmohet se ai paditë komunën, duke kërkuar cenimin e të drejtës në pronësi, dhe kërkon kompensim të dëmit të shkaktuar ndaj tij nga Komuna e Ulqinit për borxhin që u shkaktua , gjatë ndërtimit të Hotelit Galeb. Nga se komuna i kish marrë atij pa të drejtë juridike tokën që përcaktohet nga dokumenti i transkriptuar si më poshtë. Kurse lënda gjendej në procedurë, që prej vitit 1998, shih dokumentin:

  • Padija-e-Stojanoviqit-Ulqin
    Disa pyetje që kërkojnë përgjigje për rastin Stojanoviq
    • Përse kjo lëndë ekzekutohet nga gjykata, jashtë praktikës së deri tashme , kur ata aktivizoheshin në fillim të verës, kur edhe komuna kish derdhje të hollave në arkën e saj- Përgjigje : Nga një deklaratë dhënë televizionit Teuta, sekretari për buxhet(Forcë) , tha se ishin marrë vesh me palën se si ti kthehen këto mjete nga komuna me të mirë, përmes kisteve(ratave), mbrojtjen e lëndës e bëri sekretari nga radhët e Forcës.
    • Përse paditet komuna , nga Stojanoviq, kur parcelat urbanistike të marra në atë kohë tash më në kadastër janë pronësi e Rrok SHpedit…?!!! A e pengon rastësisht komuna atë të hyjë në parcelën që kërkon dhe a mundet sikur të donte…?!!!
    • Përse hesht kryeadministratori dhe këtë lëndë bashkë me tjerat nuk e ul në Kuvend, i cili e ka emëruar atë dhe kontrollon punën e sekretarit për mbrojtje të pasurisë…?!!!
    • A do të urdhërojë sekretarin përkatës , që pavarësisht nga kjo të vazhdojë me ankesë në gjykatën e shkallës së tretë?!
    • Përse , nuk u shfrytëzuan të gjitha mjetet juridike të ankesave, nga eksperti i Forcës- duke mos u ankuar fare në gjykatën e përmendur…?!!
    • Çfarë është duke ndodhur me fatin e ankesës së Rrok Shpedit ndaj komunës , i cili paditë komunën (koha Cungut) , për pezullim të ndërtimit të hotelit pa të drejtë pasi kish leje ministrie.Vlera e padisë identike me dëmin që kërkon Stojanoviq..?!!
    • Edhe më qartë :Duam të themi , çka ndodh nëse supozojmë që Stojanoviq e humb gjyqin me Ne(komunën), në shkallën e tretë dhe ne kërkojmë të na kthehen paratë e marra pa të drejtë, por në atë moment, paraqitet Rroku me lëndë të fituar në gjykatë ndaj neve dhe me vendim, për ekzekutim të dënimit në shumën e paguar që bëmë ne ndaj Stojanoviqit- të cilit ligjërish dhe moralisht ai i detyrohet për tokë e jo komuna…?!!! Rezultati si mundësi është barazim në formë të transsakcioneve ekonomike që i njeh edhe ligji..?!!• A mos po hapen me këto barazime të ekzekutivit praktika të dëmshme dhe të pa ligjshme. Komuna dhe politika nuk ka të drejtë të paragjykojë gjykatat në punën e vet dh se këto janë veprime të nxituara..?!
    Shkrimin në situatën konkrete edhe pse , ndoshta dikush mund ta kuptojë si kritikë ( që në të vërtetë edhe është), ai përsëri anon më tepër të sensibilizojë –tu hapë sytë, zyrtarëve lokalë , që në mënyrën më të(pa) vetëdijshme , mund tu kryejnë veprime grupeve të veçanta , të cilët janë të specializuara për këto punë…?”

Vazhdon…