Shi i rrëmbyshëm me erë të fuqishme kaploi Ulqinin

January 31, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Jako nevreme  zahvatilo UlcinjMoti i keq me erë të fuqishme ka shkaktuar shumë probleme qytetarëve, ndërsa shumë punë kishte edhe Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit.

Siç është njoftuar për Portalin UL-info, prej orës 18 kanë filluar thirrjet për intervenime në disa lokalitete të ndryshme. Fillimisht është bllokuar rruga Kodra-Kripore, ku era rrëzojë mbi njëzet pisha, ndërsa ka edhe makina të dëmtuara. Poashtu, theksohet që është ndërprerë linja e transmetimit të rrymës.

Një dru ka rënë edhe tek hoteli “Imperial” në Plazhin e madh, në Mal të bardh një pish ka rënë në lindjen e transmetimit të energjisë elektrike, ndërsa dy pisha kanë ndërprerë rrugën kah “Albatrosi”.

Me përpjekjet e pjesëtarëve të Shërbimit, të cilët ndodhen në terren, të gjithë drunjtë janë larguar nga rruga dhe nga linja e transmetimit.

Shtohet që era ka ngritur një pjesë të pullazit të një shtëpie në afërsi të furrës së bukës “Jadran”.

“Era e stuhishme vazhdon të fryjë, kështu që na pret një natë e trazuar. Për këtë arsye do të jenë kujdestar dhe në terren të gjithë përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit”, thonë nga ky institucion.