Gani Resulbegoviq: Ulqinakët të hidhëruar për punën e objekteve ilegale

February 1, 2015   | Real Estate

Gani Resulbegovic_Ismet Karamanaga_UlcinjPronari i kompanisë “Real estate” dhe kryetari i Sektorit të qiramarrësve të plazheve pranë Shoqatës malazeze turistike Gani Resulbegoviq ka thënë se punëtorët turistik janë të hidhëruar për punën e objekteve ilegale, raporton Portali Ul.info.

“Ato janë vendas, por edhe nga jashtë kufijve të Malit të Zi. Hapin objekte ilegalisht, punojnë dy apo tre muaj, marrin paratë dhe zhduken. Ikin dhe askush nuk i sheh deri vitin e ardhshëm”, tha për ai revistën ”Putovanja”.

Sipas fjalëve të tija, të gjithë ato janë të njohur për qytetarët e Ulqinit, them se edhe për shërbimet e inspeksionit.

“Ndërsa inspeksionet fillimisht shkojnë te ato që punojnë legalisht gjatë tërë vitit”, tha Resulbegoviq dhe shtoi: “Mendojë se duhet të kenë më shumë sens. Sepse, shikoni: ne në Mal të Zi të gjithë njihemi. Dihet kush është kriminel (çdokush që nuk i plotëson detyrimet ndaj shtetit dhe nuk respekton ligjet…)”, kush është hotelier, kush është prodhues, të gjitha dihen”.