Mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

February 2, 2015   | Rajoni / Region, Reportazh / Reportaža

mbledhja e Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të ZiKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi mbajti mbledhjen e radhës, me ç’rast u bë zgjedhja e nënkryetarëve të KKSH-së dhe e kryetarëve e anëtarëve të komisioneve të përhershme të KKSH-së. Anëtarët e KKSH-së votuan Programin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2015 dhe dhanë mendimin për emërimin e drejtorëve të shkollave në gjuhën shqipe. Nënkryetar të KKSH-së u zgjodhën Palë Dreshaj nga Tuzi dhe Bujar Hasangjekaj nga Plavë-Gucia. Këshillit Kombëtar mori përsipër që prej vitit 2015 të botojë revistën e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”.

Këshilli do të emëroi Këshillin programor, i cili do të mbikëqyrë funksionimin dhe botimin e revistës. Sa i përket Programit të punës vlen të veçohet se gjatë vitit 2015 Këshilli do të përcjellë implementimin e të drejtave të popullit shqiptar në lëmin e përdorimit zyrtar të gjuhës, të shkrimit, arsimimit, dhe informimit në gjuhën shqipe, të kulturës si dhe në fushat tjera të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët në Malin e Zi. Poashtu me iniciativë të anëtarëve nga Malësia dhe Plavë-Gucia në Propozim Programin për vitin 2015 hyri edhe iniciativa për hapjen e zyrave koordinuese të KKSH-së, në Tuz-Malësi dhe Plavë-Guci.

RTCG