Nika: A thua se kush e shpëtoi kohën javore – Genci , apo Salaj..?!!!

February 4, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ali-Salaj-Nimanbegu-AbazoviqShkruan Muhamet Nika

Për ata të cilët nuk janë në rrjedhë të ngjarjes, ose janë të pjekur për lexim në kohën e përdorimit masovik të rrjeteve sociale mësojnë se diku në Mal të Zi – Podgoricë , shteti kish vendosur të mbyll të vetmen gazetë shqiptare Kohën Javore , por diskriminimi i tyre si kolektiv që do bëhej , kësaj radhe u ndalua falë Genc Nimanbegut ?!!! Ai na shpëtoi REVISTËN nga mbyllja e pa evitueshme e saj….?!!

Pasi kjo puna e Gencit si deklaratë na kujton më tepër gënjeshtrën e Platonit se sa të vërtetën , shtojmë që Platoni në teorinë e vet për shtetin ideal , mësonte që ishte më se e domosdoshme” bërja e gënjeshtrës së nevojshme”, e cila duhej doemos t’i ngulej në kokë brezit të parë të shtetasve , duke i bindur ata që kishin lindur të dobët dhe shumë të pa aftë. Dhe se ishte pikërisht nëna natyrë ajo që u kujdes për mëkëmbjen e tyre duke i ushqyer e kalitur e të cilës ata i detyroheshin të gjithë jetën….”. Platoni më tej vazhdonte dhe përsëriste, që nëse breznitë do të injektoheshin me këto bindje, jo që do të kërkonin ndërrime të pushtetit të manifestuara me mos besim e duke krijuar rebelim dhe pakënaqësi, por përkundrazi do të ishin ndaj natyrës( kupto partisë-deputetit….), mirënjohës për të gjithë jetën.

Por si duket , gënjeshtra e nevojshme me kalimin e kohës sfidohet shumë shpejt nga e vërteta e nevojshme dhe konflikti jo që nuk joshet por nxitet dhe vazhdon, si në rastin tonë konkret?!!!

Pasi kemi dy të vërteta , po them që mbi bazën e përvojës së deputetit kam përshtypjen – që deputeti në këto situata është vetëm në rolin e servisit të çështjes, pra zor se ka lodruar në këtë punë rreth mos msheljes së revistës si Aliu,  që i duhej për të ruajtur postin e tij- çka nuk ka asgjë të keqe dhe është plotësisht e kuptueshme.

Nisur nga kjo , po del që vetëm deputeti Niman Begu , na paska klithur, rreth fatit të Kohës dhe informimit të shqiptarëve :” O ku ku o nëna jonë, kurse Aliu, si kryeredaktor i revistës , paska klithur “ O kuku o nëna ime..”.

Për çudi po na del se motivimi i deputetit , na paskësh qenë shumë më i madh se edhe i vetë Aliut. Le të më ndjejë deputeti, por mua askush nuk mund të më bind që kur më kruhet shpina , dora e atij tjetrit, qoftë edhe ajo edhe  mjekut mundohet më tepër se edhe vetë e imja të më kruaj ..

Pasi ky medium kalon deri diku nën kompetencat e Këshillit Kombëtar, uroj që kryeredaktorit të ri politika e këshillit nacional, të mos i bëjë presion siç i bënin Aliut rreth publikimit të disa shkrimeve, qofshin ato edhe të mijat. Andaj për tu ikur kokëçarjeve dhe shantazheve që patën tentuar ta bëjnë disa vendosa të shkruaj vetëm për rrjetin social.

Unë jam me rezerva në këtë punë, dhe po e zbuloj se shkrimit në fillim desha t’ia vë titullin: A. Sala e themeloi dhe e shpëtoi kohën e Këshilli ..,pritet ta shkatërrojë..?!!