Skena politike shqiptare ulqinake: Per ke bien Kembanat

February 4, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

ulcinj” Asnjenjeri nuk eshte nje ishull
i mbyllur ne vetvete.
Cdo njeri eshte nje peshe e Kontinentit
nje pjese e Tokes.
Nese nje copez toke largohet se bashku me dallget e detit
atehere Toka pakesohet ne vetvete…
Dhe keshtu mos te te shkoj kurre ne mendje te pyesesh per ke bie kembana:
Ajo bie per ty.”

John Donne

Njerezit gjithmone preferojne te degjojne kembanen e te tjereve, se sa te ndodhi e kunderta – te degjojne te tjeret kembanen qe bie per ta.

Pas rezultateve zgjedhore ne Ulqin, perderisa saga e negociatave po vazhdonte, rrjetet sociale ishin plote tekste trishtuese, pothuaj kijametike,  per gjendjen e post-krijuar:  ‘Ra Ulqini’, ‘U more keshtjella perbrenda’, ‘S’e merituam’ etj.   Te gjithe keto tekste ne menyre te mprehte i zhberthen Ali Cenaj duke poentuar se nuk ra Ulqini por rane nuset duke aluduar ne partite qe veren mire autori ne akronime kane dicka shqiptare.

Padyshim, pjesa me e madhe e popullit deshiron pajtim, bashkepunim ne mes subjekteve shqiptare.  Humbjen e dashurisë, solidaritetit, e ndiejnë të gjithë, individualisht dhe si komunitet.  Kanë humbur siguria, besimi dhe vetëbesimi, orientimi, paqja e brendshme. Mbisundon çekuilibrimi i përgjithshëm dhe mungesa e vizioneve të qarta, për të cilat njerëzit kanë gjthmonë nevojë. Sic thote poeti kosovare Ndue Ukaj:

“ ndodh ndonjëherë mos m’u kuptue kufini mes natës e ditës
as mes t’ mirës e t’ keqes, mes t’ drejtës e t’ padrejtës.
Ndodh ndonjëherë rrugët ngatërrohen
e në pështjellimin e madh s’dallohen ngjyrat
krejt kjo ndodh kur shuhen dritat n’ horizont.”

Fajtore për gjithë këtë kaos e konfuzion është politika e pandershme, e cila po ashtu është larguar nga misioni i saj parësor, lehtësimi i jetës së njerëzve në komunitet. Politika e shpërfytyruar, që nuk njeh kufizime as shenjtëri, politike qe ka ndertuar “qytetin e mjegullës”.

A mund te presim nga lideret politike te momentit te kapercejne kufizimet e egos se vete, te transponojne mendesine e grupeve te tyre qe presin sinekura te ndryshme?

Nga keto ekzistues nuk mund te presim nje gje te tille, sidomos tani kur jane te zene me lojerat pa kufi te rotacioneve (shpikje autentike e perfaqsesuesve politike shqiptare)!!!

Situata me rotacionin e deputeteve ku kemi situate tragjikomike verteton se subjektet shqiptare vazhdojne te ushtrojne papjekuri politike dhe duhet te kujtojne se per ke bien kembanat. se ato padyshim bien per to.

Ne tere kete situate konfuze, mund te marrim si lehtesim, si shprese, daljen ne skene te subjektit te ri politik me emer “Lëvizja qendrore shqiptare për integrime (LQSHI)”.

Me ne fund, ne rrafshin politik shqipetar  ka befasira pozitive te shumepritura. U plotesua teresisht rrethi: lindi, erdh-u ngrit lart tymi i bardhe – cudia po ndodh tani, ne sken del LQSHI e shume enderruar.

Si Siriza ne Greqi, ashtu LQSHI ne Mal te Zi, vijne me vision te qarte per ndryshime te sistemit te vlerave. Pa hezitim, me te spikaturit e komunitetit marrin pergjegjesine qe ju takon.

LQSHI vjen ne momentin me te duhur: sic i duhet maleve bora per t’i shendrit, si nuses fustani martesor per ta stolis, e pse mos te themi si shiu tokes per t’a ujis.

Fati deshti qe te mblidhet grupi: te formoj ate qe te gjithe diku ne thellesi te mendjes e dinim dhe mireprisnim. Forca e mendimeve tona me te sinqerta i shtyri keto njerez te dalin ne skene, madje te sakrifikohen per te miren tone, te ardhmen, brezat…

Por jo vetem kaq: frymezimi dhe idea tejkalojne kufijt e civilizimit tone modest, vijne diku nga jashte, nga planeti i tipit Kripton!

Njerezimi eshte prishur shume, eshte mbledhur shume ‘berlllog’.  Ketu nevojitet angazhim mbinjerzore per tejkalimin e inateve, kunderthenieve, ndasive mes subjekteve shqiptare, kthimin e besimit tek populli, e shume e shume anomali te tjera.

E tille eshte LQSHI ku lideri i levizjes nuk eshte vetem mjek, por eshte mjek per shoqerine me ilacet per sherimin e plagave shumevjecare.

P.S. Fuqia e madhe integruese e kesaj levizje u verejte menjehere nga pushteti i cili neper mes sherbimeve te veta ushtroj presion per largimin e nenkryetarit Lika.  Kjo nuk do dobesoje por edhe me teper do forcoje LQSHI. (Autorët e këtij artikulli janë lexues te Portalit tone)  

Burimi: Ul.info