Nika: Diagnosis Contra Populus – Cronikus

February 5, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika_ULQINShkruan Muhamet Nika

Praktika ka dëshmuar se kur është   në pyetje individi   apo grupi shoqëror   në një realitet të dhënë, si te ne  e gjetkë, nuk ka pasur sukses asnjëherë ta fitojë kaosin shoqëror. Kaosi pavarësisht nga njerëzit dhe përpjekjet e pa organizuara të tyre mbretëronte dhe mbretëron në një shoqërori me ligjet e veta të pakuptueshme për natyrën tonë. Shembujt që dëshmojnë këtë janë të bollshëm ndërsa ata të cilët “kushtimisht “ e fituan kaosin numërohen me gishtat e një dore, por prapë se prapë shpesh herë radhiten në histori , në listën e diktatorëve dhe diktaturave.

Andaj vlerësojmë se nuk ia vlen të merremi me përpjekjen e triumfit mbi te, në mënyrë të pa studiuar dhe individuale. Si pjesëmarrës i këtij aktiviteti kaotik shoqëror, të shekullit që shkoi, lehtë them që dëshmohet se aty kah fundi i lojës –kaosi, iu ka imponuar gjithë atyre ligjshmëritë e veta të shkruara e të pa shkruara…?!! Dhe sot ata të cilët “ e patën me të futme..”, vuajnë një lloj me ne   pasojat mbase edhe më keq, ndërsa për “ të futmet e sodit..”, do të vërehet se pasojat do t’i vuajnë nesër të tjerët….?!!! Kurse rreth kësaj mund të shtohet që hetohet se askush apo rrallë kush ndalët, për të lexuar atë që shprehur me gjuhën e medicinës , si diagnozë, do të quhej “diagnosis contra populus cronikus…”

Duke e ditur që çdo kohë e ka brezin e vet, në se nuk gabohem në vlerësim, na duket se në shoqërinë tonë “të hapur-internetit..”, ka filluar e formohet një brez i ri, i cili “ të futmet..”, nuk i vlerëson pozitivisht dhe që ka nevojë të informohet me sukseset dhe dështimet e politikës , të paktën atyre kryetarëve që sipas radhës udhëhoqën komunën pas viteve 90 e këtej.Pjestarët e këtij brezi, shprehin opinionet e veta, por nuk ngulin këmbë se janë gjykatës, ngase sipas shkollës amerikane gjykimi i takon vetëm gjykatësit të liçensuar dhe Zotit…?!!

Para se të vazhdojmë me shkrimet anti korrupsion ,   fillimisht po veçojmë sukseset e kryetarëve që na udhëhoqën duke u ndalur më pas te dështimet , gjithnjë sipas prizmit tonë…?!!!

Sukseset e M.Bardhit si kryetar komune dhe partie në Ulqin.

  • Stabiliteti politik dhe financiar i komunës. Rrogat e të punësuarve merreshin rregullisht edhe pse patëm një gjendje lufte dhe krize ekonomike. Kuvendi kish rolin që i takon, kish edhe liri brenda llojit.

Për shembull njëri nga këshilltarët e klubit të tij i kërkoj edhe votëbesim në kuvend , por nuk i kaloi dhe për këtë akt të këshilltarit nuk u mor më vonë as vetë partia me organet e veta. Më vonë ky që kish kërkuar votëbesim nga strukturat e saja u bë edhe krye shef i inspektimit .

  • Menaxhimi racional i mjeteve të komunës në situatën e krijuar pas marrjes së burimeve në të ardhura nga qeveria- Nga të cilat disa u kthyen vetëm pas insistimit permanent të tijin, në vitin 2003 , me rastin e reformës së financimit të pushteteve lokale.
  • Nuk la borxhe të pa shlyera dhe mbajti nën kontroll- të bllokuara lëndët gjyqësore duke qëndruar larg gjykatave dhe prokurorisë e duke i kritikuar në mënyrë permanente sistemin e tyre. Por nëpunësit e tij- mbrojtësit e pasurisë së komunës të kësaj kohe vuajnë nga disa denoncime e padi në gjykata e prokurori bashkë me disa nga sekretarët që kish ..?!!!
  • Nuk lejonte që jashtë kontrollit dhe ligjit e pa dijen dhe lejen e   tij, të hynin në komunë inspektorët e policisë , për të vënë “bombica” përgjimi ose për të kontrolluar dokumentacionin e zyrtarëve – Madje disa edhe i përzuri me fjalë nga ndërtesa..?!!!
  • Reduktoi në mënyrë të arsyeshme numrin e të punësuarve, duk mos e rritur atë pa nevojë .
  • Pat përzgjedhur kuadrin profesional që duhej në pajtim me ligj që nënkuptonte , pasjen e fakultetit përkatës të kryer, specializimin e nevojshëm (praktikën ), provimin shtetëror të dhënë etj. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në komunë ishte nën 100 veta, si në fillim ashtu edhe në fund të mandatit. Të punësuarit e kësaj kohe mund të numërohen me gishtat e një dore. Ishte i huaj koncepti i punësimit partiak për të siguruar votë ose ai   i investimeve partiake.
  • Me kërkesat e rrumbullakuara politike të LD-së, njoftonte kuvendin për çështjet e ngritura si shqetësim dhe me ta njoftonte përfaqësitë diplomatike –brenda e jashtë vendit.
  • Kujto konkluzat dhe vendimet kundër ligjeve diskriminuese , si ai për Pasuritë Detare dhe shitjes së Valdanosit.
  • Falë këtij angazhimi të brendshëm e të jashtëm , u bllokua shitja e Valdanosit dhe e gjithë bregdetit të Ulqinit.
  • Nuk u pajtua me politiken e centralizimit të mjeteve dhe të ardhurave tjera nga republika e as për shitjen e tokës. Kjo politikë u pasua edhe nga 2 kryetarët tjerë të ld-së, O. Rexha dhe S.H oxha .
  • Sukses i këtij angazhimi është edhe futja me funksion e kryetarit të komunës në bordin e shitjes së tokës nga qeveria në Ulqin, me të cilin kryeson kryeministri. Deri më tash anëtarë të këshillit të shitjes i ra të ishin Gëzim Hajdinaga , Nazif Cungu dhe Fatmir Gjeka.
  • Pengoi në mënyrën më të mirë mobilizimin e dhunshëm të shqiptarëve në luftë-kriza e Suturmanit duke protestuar më vonë edhe për çdo rast të maltretimit të qytetarëve me protesta e kumtesa të shkruara.
  • Bëri kontaktet e para me universitetet e Shqipërisë duke i bërë zyrtare për shqiptarët e Malittë Zi, studimet e larta që vazhdojnë edhe sot , duke siguruar kuotat jashtë konkurrimit. Ishte koha e mbylljes së universitetit të Kosovës para lufte nga okupatori serb etj.
  • Futi në përdorim zyrtar dhe zbatim institucional shqipen –dy gjuhësisë në komunë. Nga kjo kohë ka mbetur e shënuar që disa vendime të rëndësishme të pushtetit të lidhjes , të publikoheshin shqip edhe në gazetën zyrtare . Materiali i kuvendit shkonte detyrimisht në të dy gjuhët.

 

(Vazhdon, dështimet politike te Mehmet Bardhit…)?!!