Gjeka: Ruajtja e ekosistemit detar në Komunën e Ulqinit për gjeneratat e ardheshme

February 7, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  UlqinitKryetari I Komunës Z. Fatmir Gjeka  duke  përshëndetur   pjesmarrësit e  Konferencës së parë të projektit  ,,Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit,, ndër të  tjera tha se ,,Natyra   ka kohë  që është  duke  u trajtuar  në  mënyrë  jo korrekte , duke  u parë  vetëm   si burim   i të ardhurave  dhe  përfitimeve,, Mungesa  e  kontrollit   të shtuar   theksoi  ai  ka bërë  gjuetinë e peshkut  mjaft   të  shfrenuar  duke  sjellë  varfërimin  e florës dhe  faunës.

Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit-1

Gjithnjë sipas  Kryetarit  specialistët  kanë ngritur  zërin  se përdorimi   i mjeteve  dëmtuese   gjatë peshkimit   ka cënuar   ripërtrirjen e   peshkut dhe  zhdukjen e disa  llojeve  të rralla. Ne,  kemi kërkuar  dhe insistojmë   implementimin e përvojës  evropiane  në  ketë  fushë ,dhe se  projekti në  fjalë  synon  ruatjen  e peshkut  dhe shfrytezimin racional  të tij , synon shmangjen  që  është bërë me   gjuetinë  e paligjshme .Si i tillë ai  do të përkrahet  nga Komuna jonë  sepse  qartë parasheh   format  dhe mënyrat   e gjuetisë së peshkut , në të nënvizohet  se mbledhja  apo   tregtimi   i peshkut   me  eksploziv, substance  kimike  apo   cdo mënyrë   tjetër  që   e  vret apo  intoksinon  atë  është   i kundërligjshëm.

Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit-2

Duke shprehur  konsideratën  për Zyrën për  bashkëpunim ndërkombtar  si hartues  i  ketij projekti dhe  Mbretërisë së  Norvegjisë  si mbështetëse  të tij  Kryetari  Gjeka  përfundoi  se ruajtja  e potencialeve të   zhvillimit  të peshkimit  dhe akuakulturës  ka një rëndësi të vecantë  për Ulqinin, për  qytetarët e tij  dhe gjeneratat e ardheshme.