Mbahet Konferenca e parë për Ruajtjen e ekosistemit detar në Komunën e Ulqinit

February 7, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit-4Në kuadër te projektit „Ruajtja  e ekosistemit detar në Komunën e Ulqinit“ të përgatitur nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, sot ne Hotelin Dolcino në ora 11:00h u mbajt konferenca e parë e cila shënon edhe fillimin e mirëfilltë të implementimit të këtij projekt.

Në konferencë ishin prezentë partnerët e projektit në mës të cilëve Sherbimi i Policisë Shtetërore, Shërbimi i Inspeksionit Shtetëror, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvimilit Rural si dhe klubi i peshkimit sportiv „Buna“,

Të gjithë partnerët e lartëpërmendur nënshkruan marrëveshtjen për bahskëpunim në dhe partneritet në këtë projekt.

Iniciativa për këtë projekt ka nisur para 3 vitesh në një tryezë te rumbullakët të organizuar në Hotelin Dolcino ku si temë qendrore u diskuta peshkimi i jashtëligjshëm në Komunen e Ulqinit.

Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit-3

Që para 3 vitesh, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e përpiloi projektin në fjalë i cili mbas 3 vitesh te plota arrinë të sigurojë fondet nga Mbrëteria e Norvegjisë, në ku u aplikua në thirjen që shpalli Ministria e Ekonomisë në Mal të Zi para Ambasadës së Mretërisë së Norvegjeze.

Projekti „Ruajtja e Ekosistemit Detar në Komunën e  Ulqinit“ shënjestron mbrojtjen e ekosistemit bregetar pergjat rivierës së Ulqinit me nje theks të posaçem në parandalimin e peshkimit të jashtëligjshëm.

Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit-5

Vlera e projektit përfishinë 142.626,00 €, nga te cilat 85% i finanson ministria e Punëve te Jashtme te Mbreterise se Norvegjisë, përderisa 15% është bashkëfinansimi i Komunës së Ulqinit nëpermes Zyres për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte.

Projekti zgjat 2 vite, dhe parashef aktivitete të ndryshme siç është rritja e vetëdijes së qytetarëve tanë drejt ruajtjes së ekosistemit bregdetar, si dhe monitorimin e bregdetit në koordinim me partnerët e projektit,

Forcimi i kapaciteteve të institucioneve perkatës drejt mbrojtjes së ekosistemit bregdetar si dhe krijimin e kushteve dhe stimulim drejt zhvillimit të marikulturës.

Njekohësisht, ky projekt synon forcimin e bashkepunimit të Komunes se Ulqinit me institucionet relevante ne mbrojtjen e ambijentit jetësor në të ardhmen.